Poezi nga Alisa Velaj
SINKRON
Shpërthyen pemë
mbi tarracën e një shtëpie.
(Ajo familje
mbjellë i kishte
edhe mbi krye).
S’mbet kalimtar pa u habitur
pemë në oborr
pemë në kulme
blerim anekënd
asaj familje.
Një natë me stuhi
u shkulën të parat
ato pemē.
Flokët pis të babait
u zbardhën borë
në një pulitje sysh.
Humusi qiellor
s’mund të bjerë përtokë
me një tekë vjeshte,
tha gjyshja dhe qau.