Kurora e bukurisë (Dedikuar të gjithë personelit mjekësor) / Nga: Enkelejda Pashaj Murataj

 
Kurora e bukurisë
(Dedikuar të gjithë personelit mjekësor )
 
Në këto ditë të vështira i gjithë personeli mjekësor po mundohet të harmonizojë punën e tij për të ndihmuar me sa mundet të sëmurët e prekur nga Koronavirusi…
Të punosh në mjekësi do të thotë të kesh një forcē të brendshme që ti bësh ballë çdo sfide që kjo punë të ofron, të bësh të pamundurën për të shpëtuar nga kthetrat e vdekjes jetë njerëzore.
Të duhet të jesh human, ti shërbesh pacientëve me të njëjtin përkushtim si në kohë paqeje dhe në kohë lufte.
Të jesh tejet i komunikueshëm me pacientët që dhe me fjalë t’ua lehtësosh dhimbjen që kanë,të zbusësh kontrastin e botës shpirtëtore të tyre.
Të duhet të jesh i / e dashur, ta bësh me pasion punën tënde, të punosh me devotshmëri pavarësisht se mund të ketë kaluar orari i punës, apo mund të jetë ditë feste apo dhe fundjavë. Nëse pacientët kanë nevojē për shërbimin tënd profesional duhet të jesh i / e gatshme për të dhēnë ndihmën tënde.
Kënaqësia jonë më e madhe është mirëqenia e shëndetit tuaj, pasuria jonë më e madhe është mirënjohja juaj.
Jemi ne pranë jush dhe në fillimet e Jetës, por dhe në momentet e vështira kur ju përballeni me sëmundjet e fatkeqësisht edhe kur ju i jepni lamtumirën Jetës.
Nëse do të mundesha secilit prej nesh do ti jepja një Kurorë Bukurie për bukurinë shpirtërore që na karakterizon, sepse pavarësisht gjithçkaje ne japim shpresë, ne dimë të luftojmë dhe po të duhet të vdesim si heronj në mbrojtje të Jetës.
 
All rights reserved Enkelejda Pashaj Murataj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s