Poezi nga Katiola Karoli
Fluturova !
Humbur isha në erresirën e shpirtit tēnd .
Kaltërsitë e syve të mi u nxinë si nata .
Mbylla sytë dhe u kapa mbas fantazisë .
Me fjalët e arta luftova gjuhët si shpata.
Fillova tē ngjyej perëndimet e diellit .
Kuq,kuq flakē si zemra ime e pafaj .
Fillova ti rikthej syve shikimin.
Shikimin mbytur në lot dhe vaj.
Ëndërrat mē tē bukura thura në fluturim .
Në fluturimin imagjinar tē shpirtit tē vuajtur.
Në burgun e artë qe krijove për mua .
Ti kurrë nuk dije të më bëje tē lumtur .
Agimet si vello nuse të bardhë .
Agime përrallore vinin tek unë .
Dhe pse netët gdhija në dritare .
Dhe pse kisha kohë që nuk flija gjumë.
Humbur isha në erresirën e shpirtit tēnd.
Por gjeta fuqi, me rreze drite ndriçova.
Ti përhere qofsh i lumtur në botën tēnde të verbër.
Tē doja vertet dhe kurrë nuk e mohova.
Dashuria ime!
Bregut tē detit eci ngadalē .
Rëra mē rreshqet në gishtrinj .
Valët me pērkēdhelin këmbet e zbathura.
Zemra dhe pse larg nuk pranon vetminë .
Me shkumën e dallgëve vizatoj portretin .
Me guaca deti formoj trupin tēnd .
Shtrihem pranë teje i dashuri im .
Dhe botën time të ndjenjave çmend.
Dhe pse ti larg mijëra kilometra.
Vetminë mike dot nuk e pranoj .
Buzēt e mia ngjyre trëndafili.
Me puthjet e tua imagjinare i zgjoj.
Bregut tē detit eci ngadalē .
Pranë meje imazh i jetës je ti.
Siluetë krijuar prej deti e dallge .
Emrin e shenjtē mban ti dashuri .
Nuk e dua!
U njomën qerpikët nga loti.
Nuk ndjej mē aromēn e blirëve .
As erën qe tē mē ledhatoje flokēt .
As freskinë e ujit në burime .
Burgosur vështrimi në një dritare.
I njëjti qiell diell I ftohtë nuk ngroh.
U njomën qerpikët nga loti
Tē lutem botë egzistencën time harro.
Nuk e dua mē këtë ajēr mbytes
Këto ditë -netë që hiqen zvarrë.
Nuk e dua një bote tē heshtur
Mee njerëz tē pergjumur, shpirt vrarë.
Botë harro egzistencën time
Ashtu si ngadalē edhe unë po të harroj
Nuk e dua një botë boshe, pa ndjesi.
Dashuroj diell, qiell, ajēr, këtë realitet nuk e pranoj.
Nuk e dua këte botë
Ku Jeta mbetet pezull në ajēr
Kur nuk vallëzoj dot mee erën
Kur nuk përkedhelem nga valët .