Kalendari poetik: Ahmad Shamlou (1925-2000) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Ahmad Shamlou
 
Kalendari poetik: Ahmad Shamlou (1925-2000)
 
U lind më 12 dhjetor 1925 Ahmad Shamlou, poet, shkrimtar dhe gazetar iranian; sipas kritikëve, është padyshim poeti më me ndikim në Iran, që ndoqi gjurmët e mjeshtrave të mëdhej si Shams al-Din Muhammad Hafiz, Omar Khajam, etj. Pas ngjarjeve tragjike të vitit 1980 në Iran, bëri një jetë krejtësisht të veçuar dhe u mor kryesisht me përkthime. Në vitin 1984 ishte njëri nga kandidatët për çmimin Nobel. Librat e tij janë përkthyer në disa gjuhë; ja një poezi e tij në shqip me rastin e 95 vjetorit të lindjes:
 
 
NJË VIT I POSHTËR
 
Një vit i poshtër
një vit me erë
një vit me lot
një vit me dyshime
një vit me ditë të gjata
një vit paqëndrueshmërie
një vit pa krenari.
 
Jeta nuk është kurth
dashuria nuk është kurth
madje, as vdekja vetë nuk është kurth.
Pra shokët tanë të humbur janë të lirë,
të lirë dhe të dlirë.
 
Gjeta dashurinë time
në këtë vit të poshtër
që më thotë të mos ndjehem i mundur
o hënë e netëve të mia
dashuria ime në këtë vit të poshtër.
 
Dhe ja, mora zjarr,
pikërisht tani
që po bëhesha hi.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s