Poezi nga Eduard M. Dilo
EJA DREJT MEJE
Eja drejt meje
Eshtë domosdoshmëri
Si uji, si dielli për jetën
Si kenga e bilbilit
Si flladi i lehtë pranveror
Që vjen në blerim të Prillit.
Gjithçka duket më bukur
Kur ne pranë jemi të dy
Harrohet gjithçka që më mundon…
Na shkelqejnë e qeshin ata sy..
THIRRMËNI SI MË PARË
Emigrant emrin e kam
Edhe pse në vendlindje jam
Kam tani shume vjet larguar
Shoh që qenkam i harruar.
Emigrant aty ku jam
Emigrant dhe në ATDHE!
I pa strehë, i vetmuar
S’ka një shtëpi në këtë dhe’
Veç ambjentin unë e njoh
U ripërtëriva- u bëra djalë
Plot kujtime, nostalgji
Rrugëve eci pa u ndalë…
I njoh gurët dhe me njohin
Edhe pse unë kam ndryshuar
Isha i ri, ëndrra-shpresa vrarë
Tani shkoj unë i moshuar…
Bora mi ka zbardhur flokët
Trupi dikur drejt, tani tkurrur…
Isha dikur djalë në fluturim
Edhe pse ëndrra këputur
U lutem o gurë të udhës
Kroje që rridhni ngadalë
Mos me thirrni emigrant
Thirrmëni emrin si me parë…
DHIMBJE*
Në krahë fëminë
Fëmija, po qante.
Nëna mbyt’ n’trishtim
Zemra po ju ndante
Dy ditë pa ngrënë
Sytë futur thellë
Nënë shkretës Nënë.
Zemra seç i ther.
Fëmija gugonte
Lotët tharë në faqe
Shpirtin ia mundonte
ç’t’i jepte të pinte!
Oh Nëna e gjorë,
Oh e gjora Nënë
Gjirin shtrydh me zor
Po prap pikë s’nxjerr
Gjirin fort e shtrydhte
Gjiri lot pikonte
Nga dhimbja e Nënës
Dhe toka rënkonte
Toka seç rënkonte
Nën këmbë seç këlthiste
Tek ndjente fëmijën
Që lot’t e Nënës gëlltiste ….
*Shkruar për genocidin dhe terrorin e pa parë që kryen serbët në Kosovën e përgjakur ndër shekuj.