Ahmet Emin ATASOY (Turqi) / Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020 / Solli në shqip Merita Paparisto

 
Ahmet Emin ATASOY (Turqi)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Ahmet Emin Atasoy ka lindur në një fshat të Krepças në Bullgari ne 1944. Ka përfunduar studimet universitare për gjuhën turke si dhe gjuhë dhe letërsi bullgare. Ka punuar për disa kohë në radio Sofia, më pas si mësues gjuhë letërsie si dhe korespondent për revistën “Yeni Hayat”.
Gjatë jetës së tij kam shkruar dhe botuar poezi dhe artikuj të ndryshëm në dy gjuhë (turqisht dhe bullgarisht). Ka përkthyer rreth 400 poetë bullgarë dhe ruse në gjuhën turke . Disa nga poezitë të shkruara nga ai, janë përkthyer në më shumë se dhjetë gjuhë të tjera.
Anëtar i disa organizmave letrare në Turqi dhe Bullgari, ai është nderuar me çmimin “ Balkans Grand Poem Aëard” në Rumani, me çmimin “Orpheus’s Lyre” në Bullgari, dhe distinktiv nderi në “Friendship and Cooperation” në Rusi. Janë me dhjetra librat e botuara nga ai, si në gjuhën bullgare ashtu edhe në atë turke.
 
 
PEMË- MOLLË
 
E prenë pemën e mollës në kopësht
atë që kishte mbjellë im atë
për t’u mbajtur gjallë si kujtim.
Nën goditjen e uritur të sepatës
gjaku shpërtheu e ra
mbi kërthizën time
 
Përreth, gjethet u shpërndanë duke shushuritur
gjethet e verdha
nga veprat e familjes time.
Gjatë prerjes, përplot me limfe trungu
Jehona e ulërimes së pazëshme
lëshoi lotët tanë.
 
Pema po përpëlitej në gulç
Fëmijëria ime e panjollë,
Rojtar i humbur i kohëve të shkuara.
Druvari i trishtuar, fajshëm vështronte
tamam si një ushtar
që kishte marrë pjesë në një ekzekutim.
 
 
 
TË KËRKOJ TY
 
Hapja e dritares time kështu, vetë pa e prekur –
dhe mëngjesi përreth gjithashtu-
çfarë shenje vallë mund të jetë?
 
Po hedh vështrimin jashtë – duket sikur parku
Sapo ka rrëshkitur jashtë gjelbërimit të kemishës së natës
dhe është lakuriq; një bukuroshe tetëmbëdhjetëvjeçare.
 
Çokush nuk mund të bëjë tjetër gjë
veçse të mrekullohet nga zbrazdësia
befasuese; apo dikush ka shkuar
dhe ka vrarë të gjithë zogjtë?
 
Stolat janë të trishtë, gjethet memece, erës
I merret fryma nga vrapi,
Fundi i saj fshin perlat nga fijet e barit
 
Një buzëqeshje shfaqet në pasqyrën
e pellgut të pagjumë.
Ajo që nuk e plotëson dot veten
Që të bëhet një e tërë.
 
Një shami e lagur qull nxjerr kryet
nga midis luleve, ku i dihet, ndoshta është e jotja,
ajo që ra aty nga ëndrra jote e kaltër.
 
Po më pi tymi i kësaj cigareje
duke shpresuar që fjolla të të arrijë ty menjëherë.
Dihet që përfundimisht jam mbërthyer
në kryq të vetmisë kështu që, në çdo grua që dashuroj
unë të kërkoj ty.
 
 
 
SHQIPONJAT E ZEZA
 
Shqiponjat e arta të zeza nuk këndojnë
Ato as nuk imitojnë bilbilat
as fusin kryet në trëndafila; sqepat e tyre
i mprehin në gurë. Është e ditur që
rriten herët, më mire rrinë pa ushqim
sesa të hanë coftina dhe nuk ndalojnë së luftuari
deri në vdekje.
 
Ato nuk mbështillen nga ylberi, por nga retë
përpara se të ndajnë hapësirën me Zotat.
Gjithmonë kanë vështirësi
para se të zbresin në tokë
klithma shqiponje gjenden në frymën e çdo balade.
 
Kam kaluar mes urave
me shqiponja, jam frymëzuar
nga statujat e shqiponjave por nuk jam ndodhur ndonjëherë
mes shqiponjave të gjalla.
Besomëni që nuk mundem t’i shoh as në pikturat më të bukura
Sepse liria e fluturimit i është hequr nga duart.
 
Shqiponjat e zeza nuk qëndrojnë në kafaz
shqiponjat e arta lemerisen edhe nga kafazi më i shdritshëm.
Ka të paktën një statujë shqiponje
në çdo qytet dhe bronzi i trupit të tyre
vazhdimisht përskuqet i turpëruar.
 
Përktheu në shqip Merita Paparisto
 
 

 

Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s