Shtëpia Botuese “Atunis” në bashkëpunim me shtypshkronjën “Lena Grafik” publikon vëllimin poetik “Balerina” të autores Melinda Bytyqi me recensë nga autorja dhe Botuesja Hasije Selishta-Kryeziu
Titulli: BALERINA
Autore: Melinda Bytyqi
Redaktor: Izet Hajdini
Recenzente: Hasije Selishta Kryeziu
Konsulent: Nikolla Spathari
Lektore: Nexhare Reçica
Korrektore: Silvana Çela
Piktura e koopertinës dhe vizatimet: Njomëza Kryeziu Pacolli
Ballina: Laura Shulemaja
Shtëpia Botuese: “Atunis”
Shtypshkronja: Lena Graphic
DY FJALË PËR LIBRIN
“Balerina” nga Melinda Bytyqi
Libri për fëmijë me titull “Balerina” nga Melinda Bytyqi, përmban në vete poezi të larmishme poetike, të cilat e shquajnë fuqishëm dëshirën, këngën, lumturinë dhe rritjen e fëmijës në lumturi e hare, të një dëshire të vetme e të madhe për të filluar shkollën, për të luajtur me topin e larmishëm, për të dëgjuar këngën e bilbilit e të zogut, bukurinë e fluturës dhe lules, vallëzimin e balerinës, për të dashur macjen, kalëruar kalin, për të mbledhur molla, arra , rrush, për të rrëshqitur me sajë e ski, për dhuratat e Babadimrit e të Vitit të Ri, etj. Janë dëshirat e saja më të mëdha për t’u bërë pjesë e tyre.
Në tematikën dhe motivikën që e shtjellon poetja e re, një vend tëveçantë e zë edhe mësuesja në shkollë, i cili fëmijë me dëshirë të madhe do ta kuptojë dhe të bëhet pjesë e atij realiteti.
Kur ky fëmijë bëhet pjesë e pandashme gjatë ditës, atëherë gjumi ate e pret të lumtur duke hyrë në shpirtin e gëzimit më të madh dhe duke i dhënë kështu një formë edukate, ai rritet i gëzueshëm në vendin tonë.
Në libër gjejmë edhe të rejat shumë interesante që shkruan për qiellin, hënën, yllin, diellin etj. të cilat i gërsheton me natyrën imagjinative të fëmijës dhe si e tillë hyn e përgaditur për çdo vjet si përfundon viti shkollor, duke qenë sa më e lumtur. Citoj:
“Hëna e bukur
Ka jetën në qiell,
Zogut në degë kur fle,
I bënë diell!”
(Hëna lëshon rrezet, fq. 34)
Në këtë libër më të veçantë, në mënyrën shumëfunksionale të krijimtarisë artistike e pasuron edhe fondin e vjershave për fëmijë që krijohen në gjuhën shqipe.
Botuese dhe recesente e librit Hasije Selishta – Kryeziu