Arjola ZADRIMA (Albania) / Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

 
Arjola ZADRIMA (Albania)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Lindur ne Shkodër në 1979. Ka ndjekur studimet për Gjuhë Letërsi në Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Ka shkruar poezi qysh në shkollë e mesme. Botimet e para i ka në librat Poezia Arti i fjalës Shkodrane, 2012. Në Maj të 2016 boton vëllimin e parë poetik me titull “A ban me m’lëshue pak rrug”, liber i cili u vlerësua me çmimin Penda e Kristalte, në Munchen të Gjermanise nga International Institute for the Protection of Cultural Gege and Toske. Cikle me poezi të saj janë botuar në revistën e Shkodrës Gegnia, në revistën letrate të Tiranës Illz, etj. Poezia e saj është vlerësuar më disa çmime, ku ndër ta veçohen;
Dy çmime të para, në 7 Maj 2017, në Festivalin e Poezisë së Pabotueme me poezinë Ales (Tim biri).
Në fillim te vitit 2018 merr pjesë në konkursin letrar të shpallur nga gazeta shqiptare online Kultplus.com, ku edhe u shpall fituese e çmimit të parë me poezinë “Po të due unë”.
Së fundi vjen me librin e dytë me poezi dhe fotografi “Carpe Diem”.
 
 
* * *
 
…edhe unë i kam dashtë burrat e bukur,
me flokë valë,
shpatullgjanë,
buzëperdredhun e nazeli.
Por mbas tyne ishte gjithmonë vjeshta,
mbas tyne kishte rrebesh,
stuhi,
mbas tyne vinte dreqi e i biri.
Mbas tyne porta nuk mbyllej ma,
brava heshte,
çelesi nuk tringëllinte nëpër natë.
E ti vdes kah pak,
si qiri shkrihesh territ pafund,
e s’pyt pse trishtimi ka nji mbretni aq të popullueme.
Ata s’janë,
s’dinë,
s’bajnë.
Ata veç të pushtojnë,
prej atyne pushtimeve shekullore
sa të ndryshojnë e ti ma nuk ngjan as me Marinë
e as me vedin.
Ikin mbas çdo fundi të shkurtë
e të vjedhin kohën.
I kam admirue burrat e bukur,
por ti erdhe vonë, bash at’herë kur msova
me u dashtë.
 
 
 
KAM MSUE
 
Kam msue se jeta asht një udhëkryq
ku asnjiherë nuk i rashë kahut të duhun.
Pashë njerëzit me synin e kllounit
dhe u qesha fort në ftyrë
ma fort në pasqyrë.
Kam msue se meshkujt janë qenie
të zakonshme, një përdorimsh,
sidomos kur ditën tjetër picirrojnë sytë
me miken tande të vjetër
e ti prapë qesh në pasqyrë.
Kam msue se koha asht e shenjtë
veç kur e sheh përmes syve të fmijve.
Miket më braktisën
sapo u zgjova poete,
ferri ku jetoj i ngjan një parajse të vjedhun.
Burri me çadër nuk më përket,
ai me mjekër luen rolin e padukshmit
dhe hiqet mret, e një mretnie kodoshësh.
Në ket’ botë grave u thonë “mos”
E burrave ” u lumtë”.
Mue më rrahin tamthat , kurgja nuk mundem me ndryshu,
as ato femnat “liberale”
ziliqare për të njëllojtat.
Mendja jeme i përket një kaosi
një grumbulli të madh mendimesh të paftillueme.
Ka ditë ku tumori kthehet në timonin e jetës,
e më përplas mbas malit ma të naltë.
Dikush më bezdis në vesh,
kujton se “të due” asht fjalë e amël
për nji grue të dalun mendsh.
Kam fillu me besu se andrrat dalin
nuk më hiqet epshi natën.
Një i çmendun mendon se martesa u duhet të vejave
për me kenë të lumtuna.
Gjithfaresoj ftyrash , me tana ngjyrat
ma neverisin ket’ të Dielë
ku ndër buzë më rrin pak kujtesë
sa me harrue që ke vdekë…
Ndoshta s’kam me të ngjallë ma
por kam me ti ndez qirat
sa të kem jetë
për pak dritë. Veç më prit.
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s