Dhimitris KANELLOPOULLOS (Greqi) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020/ Përktheu në shqip Vangjel Zafirati

 
Dhimitris KANELLOPOULLOS (Greqi)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Poet, prozator dhe botues. Lindi në vitin 1954. Studjoi për Histori –Arkeologji në Universitetin e Athinës dhe për Histori- Filozofi në Rumani. Është botues i revistës letrare “Oropedio”. Ka botuar poezi dhe prozë. Kanë qarkulluar pesë libra të tij me poezi dhe dy në prozë. Poezi të tij janë përkthyer e botuar në gjuhë të ndryshme.
Libri i tij me tregime “Vdekja e Astritit” botuar në vitin 2019, është vlerësuar me çmimin e parë shtetëror. Është bashkëpunëtor në përgatitjen e promovimin e antologjive të ndryshme nga letërsia Rumune. Ka përkthyer autorë Rumunë në gjuhën greke.
 
 
HESHTJA
 
Heshtje nuk do të thotë humbje,
mundet të jetë edhe trishtim i kyçur
në një dhomë të ngushtë të bodrumit të dytë
të një pallati popullor.
 
Heshtja
nuk është domosdoshmërisht flori e safire.
Mundet të jetë edhe një fetë buke
dhe duhet të shtrish dorën
për ta marrë.
 
Heshtja
qendron në parvaz të dritarës,
në një moment sajon vargje
duke thurur kujtime në hije
e qetësisht kalon në gjak.
 
Heshtja
ngjitet natën si një balon
në qiell, duke lënë pamje transperente
të bien,
qetësisht vijnë pamjet
të babait,
të shokëve,
të miqve që humbën për gjithmonë.
 
Heshtja e ditëve të zeza
në bodrumin e dytë
të një pallati popullor.
 
 
 
KALIMTHI NATËN
 
Vjen natën.
Pranë jastëkut qendron.
Nuk më flet
vetëm shikimi yt më përqafon.
 
Hap sytë e mi
edhe fytyrën tënde ngadalë shikoj,
tek shuhet në errësirë
si kalimtarët që
mes mjegullës rëshqasin.
 
Vjen natën
e aroma jote
frymëmarrjen time takon.
 
E nga brënda meje
ngjitet një shi
që më ujit qërpikët.
 
 
 
LETËR NGA LARG
 
Si vesë e lehtë natën vij
mbi qërpikët e tua të mbyllura kaloj
të prek flokët.
E pastaj gjithçka humbet.
 
 
Dhe them:
s’do harroj asnjëherë
sytë e tu të mëdhenj.
Këtu larg
që natën hëna çan.
 
Asnjëherë s’do lë pas imazhin tënd
edhe nëse s’do gjej forcën që kohën ta mund
do luftoj që brenda vetës të ruaj
shikimin tend të parë.
 
Përktheu në shqip Vangjel Zafirati
 
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s