Mara VENUTO (Itali) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020 / Solli në shqip Dashamir Malo

 
Mara VENUTO (Itali)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Mara Venuto është poete, romanciere dhe dramaturge italiane. Jeton dhe punon në Jug të Italisë. Ajo ka punuar me disa gazeta, duke shkruar për lajme, sport, kulturë dhe tema shoqërore. Redaktore dhe fantaziste në Itali, ajo ka redaktuar dhe mbikëqyrur botimin e disa romaneve të njohura. Në vitin 2016, ajo publikoi monologun teatral Monstra (finalist në Mario Fratti Aëard 2014, një çmim i dramës italiane i dhënë në New York). Ka botuar dy vëllime poetike. Vëllimi “I papërshkueshëm nga uji” në vitin 2014 u vlerësua me Honourable Mention në Piero Alinari International Poetry Prize. Disa nga tregimet dhe poemat e saj kanë fituar çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare dhe janë botuar në antologji të ndryshme. Drama të tjera të saj u vlerësuan me çmime të rëndësishme italiane dhe u vunë në skenë me sukses nga grupe teatrale. Poezitë e saj janë përkthyer dhe botuar në Poloni, Rusi, USA, në Indi etj.
 
 
* * *
 
Harrojmë muret e rrënuara, plagët e qytetit,
floknajën e barit që askush nuk e ka shkulur prej brimave,
dregëzat mbi mol, ujin e njelmët,
një denzifektim për të gjallët.
 
Harrojmë qiejt e vrenjtur të mbrëmjes
fenerët e udhëve këto drita të teknologjisë njerëzore,
një grusht orësh për t’u mbrojtur
prej diellit të qetë dhe mashtrues.
 
 
 
 
NATË E ETHSHME
 
Rrëzohet në tokë prej zgripit të një humnere
butësia përvëluese në të cilën kam lindur
foleja e placentës shqyer me dorë.
 
Prej nga nuk guxon të vështrosh janë ligjet
që kanë bërë vetë njerëzit, kanë varrosur parqet,
frutat e përhapura si një batanije poshtë pemëve.
 
Nata vjen, vjen e ethshme,
askush s’e pret.
 
Lëviz një gisht, pastaj bulën e veshit,
rrënjën e errët të flokëve,
dhe gjithçka përreth vdekjes së ëndrrës,
çlirimi i rraskapitur i qarjes së parë.
 
Shpirti im shpirt kafshe e plagosur
që i përket dhe arratiset prej gjuetarëve,
rron kur armiqtë i kanë sytë të mbyllur
vdes në udhëkryq prej turmës së kalimtarëve.
 
 
 
ERA DO TË NDRYSHOJË
 
Digjemi prej shirokës
me kripë për të mbuluar gojën.
Do të ndryshojë era dhe do të flasim,
do të kemi mëshirë për tokën e largët
nën presionin e rrymave. Do të jetë e mundur
me pranu të gjitha në paretet e stomakut
një rrethak pa ringjallje dhe pa përdëllesë.
 
Do të jemi vetëm ne,
arkat më të thella të kumbimit
që jeta ndërmend, nuk do të na falë
sado që arsyet turbullojnë sytë.
Prej një gjembi, marrë kushe di se ku,
do të na therin gishtat,
një organ i huaj,
një kujtim.
 
 
 
* * *
 
Nuk ka rrugë që të mund të më lidhi me qytetin
në rrokje që mbarojnë. Ushtrime të panevojshme
fjalët e pakta të ligështisë sime,
paftësi për të thënë atë që do të duhej,
një frymëmarrje pa gulçime. Më kujtohet
kur në agshol ktheheshim në port
vagona të salduar me çelik në trupin e nënës.
Binarët e hekurudhës i vështronim nga lart,
krahë dhe këmbë të shtrembëra,
gjymtyrët e një shpirti që shkëputen.
Vitet duhet të na bëjnë të ndjehemi të plotë,
dhe nuk ishim më ne,
ishim të tjerë.
 
Solli në shqip Dashamir Malo
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s