Maram Al – MASRI ( Siri – Francë) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020 / Solli në shqip Dashamir Malo

 
Maram Al – MASRI ( Siri – Francë)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Maram Al-Masri është një shkrimtare Siriane, e cila jeton në Paris. Ajo konsiderohet një nga zërat më të njohur dhe tërheqës femërorë të brezit të saj në arabisht.
Lindi në qytetin Latakia në një familje të mirënjohur. Studioi për Letërsin Angleze në Damask. Në vitin 1982, Maram al-Masri emigroi në Francë.
Përmbledhja e saj e parë “Ju paralajmërova me një pëllumb të bardhë”, u botua në 1984, por njohja e saj nga publiku i gjerë erdhi në 1997 me librin “Një qershi e kuqe në një dysheme me pllaka të bardha”, botuar nga Ministria Tuniziane e Kulturës. Në 2002, libri u botua në spanjisht dhe pati një jehonë pozitive të menjëhershme me disa ribotime, dhe pas kësaj, u shfaqën përkthimet në frëngjisht dhe anglisht. The Guardian e përshkroi atë si “një poete të dashurisë, vargu i së cilës nuk kursen asnjë të vërtetë të gëzimeve dhe pamëshirshmërisë së dashurisë”. Disa nga veprat e saj janë përkthyer edhe në italisht, anglisht, katalanase dhe korsikane dhe disa cikle në gjermanisht. Ka marrë disa çmime, si “Admimi Adonis” i Forumit Kulturor Libanez, “Premio Citta di Calopezzati” dhe “Prix d’Automne 2007”. Libri i saj me poezi “Liria, ajo vjen lakuriq” (2014) bazohet në imazhet në mediat sociale të luftës civile në Siri.
 
 
***
 
Të fsheh poshtë jastekut tim
si një libër të ndaluar.
Dritat flenë
dhe zhurmat shugaten.
Atëherë të tërheq prej andej
dhe filloj
të të gris në copa të vogla.
 
 
 
EJA EJA
 
Kam përgatitur tryezën e barkut tim
kopshtin e kofshëve të mia me fruta
kofshët e mia të ngrohta dhe të bardha.
Por
përgatit gojën tënde me qëllim që unë të ha.
Eja, eja
e maturuar është vera ime e shenjtë
që do të të japë kënaqësinë
e një gruaje
të pjekur në dashuri.
 
*
Eja përsëri i zhveshur
të të vesh përsëri,
me teupin tënd
ku fantazia ime
u dha hua.
 
*
Je kaq i ndryshëm prej atyre…
E veçanta jote!
Puthja ime
në buzët e tua.
 
 
 
***
 
Natën
rroke prej beli.
Puthi gushën si ç’ më puthje mua
dhe mbaj në duar lodhjen e ditës
së saj shterpë.
Thuaji asaj nga ana ime
se është kaq e bukur
dhe e dëshirueshme
si ç’ishte ditën
kur e njohe për herë të parë.
Bëj dashuri me të
si ç’bëje dashuri me mua
deri sa zogjtë e saj të heshtur
të fillojnë të çuçurijnë,
me gruan
që është
armikja ime.
 
 
 
GRUAJA QË VËSHTRON NGA DRITARJA
 
Gruaja që vështron nga dritarja
do të donte të kishte krahë të gjatë
për të mbajtur botën
Veriun dhe Jugun
Lindjen dhe Perëndimin
në prehërin e saj
si një nënë e dhembshur
do të donte të kishte duar të mëdha
për të përkëdhelur flokët e saj.
Shkruan poezi
për të lehtësuar vuajtjen e saj.
 
 
 
***
 
Nuk ndieu asnjë fije turpi përpara saj
me rrobat e vjetra prej pambuku
dhe çorapet tij të grisura.
U zhvesh në atë mënyrë që zhvishet
nevoja për të bërë dashuri,
dhe pushtoi
si ëngjëll
trupin e saj.
 
Solli në shqip Dashamir Malo
 
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s