Kalendari poetik: Jüri Talvet 17 dhjetor 1945 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Jüri Talvet
 
Kalendari poetik: Jüri Talvet 17 dhjetor 1945
 
Sot, më 17 dhjetor, është data e lindjes së Jüri Talvet, poet dhe akademik nga Estonia. Është autor i shumë veprave letrare që përfshijnë poezi, kritikë letrare dhe esé. Ka punuar si profesor universiteti në Tartu (Estoni) ku ka dhënë Letërsinë e Krahasuar. Përveç të tjerave njihet edhe si përkthyes në estonisht nga spanjishtja i veprave të Francisco de Quevedo dhe Gabriel García Márquez. Happy Birthday Jüri Talvet! Ja një poezi nga poeti i njohur eston në 75 vjetorin e lindjes së tij:
 
 
TRENI
 
Në tren! Në tren! Bërtiti
një shok pune i dashur. Të gjithë
kanë hipur tashmë: bashkatdhetarë
të zellshëm, poetë,
bukuria e njerëzimit
në trenin Paris-Nju Jork Ekspres!
Udhë të mbarë pra! Dikur stërgjyshja ime
letone, që nuk nxehej kurrë,
i tha nënës sime estone, që e mbante në prehër
mes rrënojave të luftës që lëshonin tym,
kur fishkëllima nga stacioni
çpoi Mõisaküla*-n tejpërtej:
Ky kalë kurrë nuk pret.
 
shënim-Mõisaküla është një qytet në Estoninë jugore
 
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s