Mai Van PHAN (Vietnam)
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
Poeti vietnamez Mai Văn Phấn u lind në Ninh Bình, Delta e Lumit të Kuq në Vietnamin e Veriut, në vitin 1955. Aktualisht jeton në Hải Phòng, një qytet i bukur që e frymëzon të vazhdojë krijimtarinë poetike. Ka fituar një numër çmimesh letrare Vietnameze dhe ndërkombëtare, përfshirë Çmimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Vietnam në 2010, Çmimin Letrar Cikada të Suedisë në 2017, Çmimin e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve në 2019 dhe një Çmim nga Shoqata e Përkthyeseve Letrarë të Malit të Zi në vitin 2020. Ka botuar 16 libra me poezi dhe një libër me ese në fushën e kritikës letrare. 21 librat të tij me poezi janë në shitje kudo nëpër botë si dhe në Amazon.com. Poezitë e poetit Mai Văn Phấn deri tani janë përkthyer në 33 gjuhë.
SUPOZIM
Unë fjeta në shtrat
Qeni në dysheme
rreth 3 metra e 75 centimetra larg meje
Filloi shiu
Unë dhe qeni filluam të ëndërrojmë
Qeni ëndërroi
të zgjohej herët në të dalë të diellit
të njihej me erën e kalimtarëve
pa nevojën e vërshimit jashtë dhe lehjeve të tërbuara
të mos urrehej dhe rrihej
t’i shërbehej ushqim i njohur
Unë ëndërrova
të flija natën pa qenë nevoja të mbyllë derën me çelës
të dal jashtë pa u mashtruar nga askush
njerëzit të thonë atë që mendojnë
pakës ushqim të mirë dhe një shullë të ngrohtë
keqardhje për qenin!
Lotët më zgjuan nga gjumi
bojë rrodhi nga valët e argjendta
Supozojmë se nuk ra shi mbrëmë?
Supozojmë se nuk fjeta në krevat?
Supozojmë se largësia nuk qe 3 metra e 75 centimetra?
NGA SHTËPIA JONË
Ju i mblidhni gjërat sipas stinëve
Një grumbull lule grejpfrutash për vjeshtë,
Kumbullash në pranverë.
Ne jemi pulsi i ajrit, thellësia e abusit, gjinjtë e tokës
Që zgjedhim qoshe të ngrohta të shpalosim mobiliet,
Truall të pastër për tavolinat dhe karriget.
I derdhim hallet në sofër të bukës
Me lugë druri i marrim perimet në bahçe,
Peshku kafshon krimbin në një vazo prej balte.
Dashurojmë gjurmët e këmbeve në kotecin e orizit,
Muret e gjëra, lumenjtë dhe ujëvarat, puçikët dhe bërrakat.
Mos rri gjatë në dhomë,
Dil e shëtit nëpër lëndina, andej anës së lumit,
Ku gjethet rriten jeshile dhe peshku gjarpëron
Kafsho ananase të freskëtaapoportokaj të ëmbël
Dhe lërë lëngun të bie në dheun e kuq.
SHËNUAR NË MURET E MËDHA TË KINËS
Retë mbartën shkëmbinjtë e rëndë mbi shpatulla
pluhuri ua mbushi sytë
mushkëritë u bllokuan nga rëra
Muri i madh i pambaruar
nga qielli zërat e eunukëve transmetonin dekretet mbretërore
të rriheshin ata që krijuan poezi duke mbartë shkëmbinj
deri sa të nxirrnin gjak nga goja
Urdhri juaj do zbatohet!
Në lartësi një fytyrë e fryrë qe parë
me duar të ftohta, sy të plumbtë dhe zë vajorë
Çatitë e ndërtesave të zjarrfikësve qenë të kuqe
Shpatat të njollosura me gjak buzë fytit
Duke përkulur kurrizin për të shtyrë diellin më tej
duke dërmuar këmbët për të shtyrë erën që andej
nën mirëkuptimin e afrimit pranë luleve
duke buzëqeshur në shakullinat e egra kolatike
Madhështia Juaj/ Lartësia Juaj/ Raporto te shoku…
shërbëtori juaj i thjeshtë/ subjekti juaj i vogël/ unë…
do e kryej detyrën deri në fund
Këtu qe Zeniti
ose fundi i gërdallës
vetëm kurrizet e tyre të djegur, të rrahur nga kamxhikët
Ëmbëlsia e turistëve derdhur në gurët e grinjtë
lulëzuar me lule opiumi.
Solli në shqip Gjekë Marinaj
Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020