Poezi nga Sinan Vaka

 
Poezi nga Sinan Vaka
 
 
Tregim i motshëm në kohë moderne
 
Krejtësisht normale për tu larguar nga kjo histori,
fjalët i kemi në dilemën e kufijve shpirtërore…
Ajo çfarë di ti apo di unë, ngjason mbretëri
dhe në dukje shfaqemi sa të qetë, po aq inatçorë.
 
Vrasim kohën e vyer dhe ajo gjithnjëlloj na vret,
prandaj jemi në mendime këtej e përmatanë,
të vendos në hiçin që marrëzisht na përçmon dhe përflet
dhe dilemës që lot e pushton shpirtrat tanë.
 
Po të humba.. faqen time mos e mbani në muzeun tuaj .
Copat e gëzimit me dëshirë i zvogëluam tepër e më tepër,
zjarri i shuar, pra hiri që ngeli relike ( të vuaj ? )
më parathotë me bindje, se ishim çakall dhe dhelpër.
 
 
 
POEZI SIPAS ( Ritmit tim)
 
Qipariza të lartë përballë, si krahë çuditëse …!
Qielli i mbrëmjes, fillon dhe errësohet nga lindja,
bindesh, përse kjo jete vrastare , sfilitëse…
Fillon nga hiçi dhe mbyllet egërsisht te dhimbja.
 
Çelet brenda saj ? E padjallëzuar paqja qiellore
dhe ti humbet kotësisë tradhëtisht idete,
ndërsa mendon solemn, heshtjes djallëzore,
kupton përse je i turbullt! Nesër … më i paqetë ..
Dridhesh si fajtori i rënë prej Zotit në keqardhje
edhe pse koha zgjat dorën e saj të hijeshme,
e sotmja ngjan enigma, dëshirë apo përqarje.
E nesërmja , edhe …, më e pamëshirshme.
 
Humbur ngjyrat e zemrës lexon pleqërinë,
por edhe mendimet që ankorohen në brigjet e flirtit,
kësisoj kupton, pse errësira ngjason me zinë
dhe brenda psherëtimës, plagosjen e shpirtit.
 
 
THJESHT POEZI ( për M…. )
 
Varkat e dëshirave të mia , varkat engjëllore,
shpesh ankorohen padrejtësisht, në brigjet e tua të zemrës ;
Erërat e shpirtit vjedharake fluturojne mendimesh. Qiellore
Si hapnin velat dhe udhëtojnë të joshura prej endrrës.
 
Ndoshta një ditë do ti flakim të pa dëshirshmet, maskat
prandaj nuk i jap emër profilit tënd dhe aspak fytyrë.
I dituri mbledh të kundërtat i qartë në një arsye . Dorashkat
Midis gjithçkasë dhe shpresës, nuk parathonë vetëm mënxyrë.
 
Kërkoj bukurinë tënde, kur timen tashmë e kam humbur,
me ç’dëshirë joshem sirenash brenda kotësisë
dhe i përhumbur ngasjeve vrastare të ndjehem i lumtur,
në provokim dilemash. E nesërmja ka kohë që më ka ikur.
 
Kush dyshon, beson thotë Platoni dhe për shpirtin të jep një gur.
Mundohesh të shikosh në errësirë, por nuk ka dritë mendja?
Pastaj bëhesh njohës i vetvetes dhe zemrës ngre një mur,
sepse jeta gjatësine e ka te vlera . Po imja ? Po tëndja ?
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s