Primati emocional i njeriut – Petrit Sulaj / Shkëputur nga libri “Planeti i emocioneve”

 
Petrit Sulaj
 
 
Primati emocional i njeriut
 
Emocionet edhe se janë krejt të pandërgjegjëshme, shpesh herë bëhen faktor përcaktues në zgjedhjet tona. Llogjika vetëm për vetëm do të gjendej jo rrallë herë e pazonja, kur përballet me vështërsi e probleme të caktuara, kur kemi parasyshë kompleksitetin e paqartësitë e një qënie të sofistikuar, si jemi gatuar ne.
Përpiquni e sillni në mendje, se si veprojmë teksa po marrim një vendim. Ndërsa në trurin tonë projektohen variante të ndryshme zgjedhjesh, rreth vendimit që duhet marrë, e sidomos se si do ndikonte vendimi në të ardhmen tonë, krejt pjesa tjetër e trupit na përshkohet nga ndjenja e sensacione të cilat janë ato që kanë peshë për të vendosur në fund të fundit. Mendojmë rreth alternativës A, se si do ndikojë ajo për ne dhe ndërkohë një valë e nxehtë kënaqësie, na këshillon: PO! Kalojmë pastaj në alternativën B, një valë e ftohtë gjendje e pakëndëshme, na këshillon: JO! Pra janë pikërisht këto sinjale të trupit tonë, këto sensacione fiziologjike që tashmë i quajmë thjesht emocione, që perfeksionojnë efikasitetin e mendjes tonë për të vendosur.
Tre shembuj, për të ilustruar peshën e emocioneve në vendimet tona.
 
Dy vëllezërve, i jati u thotë të shkojnë e të nxjerrin kopenë e deleve nga vatha. Por harron se brenda ka lënë dhe qenin që sapo e ka blerë, i cili nuk ka asnjë njohje me të vegjëlit. Ndërsa njëri nga vëllezrit hyn brenda në vathë për të nxjerrë bagëtinë, tjetri vonohet ca. Por sa hyn në vathë, qeni i lëshohet si i tërbuar. Fëmija nuk ka kohë të gjejë mbrojtje, as të ikë, madje as të mendojë për këtë gjë. E vetmja që mund të bëjë, është të terrorizohet në atë farë feje sa të plandoset për tokë, në moment. Për çudi, qeni i afrohet dhe agresiviteti i tij si me magji i zhduket sa hap e mbyll sytë. Thjesht e nuhat një sekondë fëmijën, ngren këmbën dhe si i lëshon një curril urinë kris e ikën.Ndërsa djali ngel i terrorizuar deri sa shkon dhe e merr i ati.
Ja pra forca e lindur e emocioneve. Emocioni i frikës, në rastin konkret të fëmijës, pa ndihmën e mendjes, organizoi e vetme gjithçka, mobilizoi krejt mundësitë e lindura njerzore për të përballuar rrezikun për jetë a vdekje.
 
Rasti i dytë.
 
Një vajzë i kërkoi një këshillë më mendjenditurit të fshatit për hallin që e kishte zënë. “Janë dy djem që më vijnë rrotull ka dy muaj. Ato më pëlqejnë mua shumë, por unë i dua ato njësoj, të dy. Kështu që nuk mund të vendos. Jam në hall se cilin nga ato të dy të zgjedh?”
Plaku i mençur nuk u mendua gjate, kur i tha: “ Takou në fillim me njërin dhe fillo e numëro të rrahurat e zemrës, vështro duart nëse fillojnë të djersiten e të dridhen, ndiq frymëmarrjen tënde ndërsa ai po të flet. Pastaj, të njëjtën gjë shko e bëje dhe me tjetrin. Kush të të japë më shumë rrahje zemre, kush të ti dridhë më shumë duart e ti djersisë më shumë, dhe kush të bëjë që të mos dëgjosh se po merr frymë, atë zgjidh”.
 
Rasti i tretë
 
Genci është duke numruar paratë që ka bërë atë ditë në dyqanin e tij, kur hyn Aliu, një miku i tij i ngushtë dhe i kërkon borxh njëmijë euro.
– Jamë shumë, i thotë Genci, pastaj me duhen për të marrë furnizimin për nesër.
– Mos u shqetëso, do të ti kthej pas dhjetë minutash.
– Po më bën të qesh, sa të mi marrësh, nuk do më shohësh më me sy.
– Mos u bëj merak, jam këtu me ty, nuk dal jashtë…pastaj do të jap dhe interes pesë përqind…Pra pa rrezikuar do fitosh menjëherë pesedhjete euro.
– Ok, atherë po ti jap me kënaqësi.
Genci i jep paratë dhe ndersa miku i tij fut në xhep, i lumturuar i kërkon të përdorë për pak kohë dhe telefonin. Pastaj fillon e flet në telefon mënjëanë dhe si mbaron bisedën, për befasinë e madhe të Gencit i kthen borxhin dhe pesedhjete euro interes.
– “ Nuk po të kuptoj – i thotë Genci mikut te tij, ndersa ai po i rikthente borxhin dhe interesin e premtuar – të lutem ndihmomë të hyj në temë.
– Shumë e tjeshtë, miku im, – fillon e flet Aliu – diskutova me bosin e nje agjensie për një kontratë tepër të rëndësishme, që tashmë po më ndryshon jetën… por me xhepin bosh nuk mund të pretendoja aq sa pata guximin ta bëja me xhepin plot. Me xhepin plot ndjehesha, nuk e di si të them….
 
Shkëputur nga libri  ” Planeti i emocioneve”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s