Zade KUQI (Kosovë) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

 
Zade KUQI (Kosovë)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Zade Kuqi, lindur në Junik ( Republika Kosovës ), aty kreu shkollimin fillor, ndërsa atë të mesëm e kreu në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” të Deçanit. Përfundoi studimet në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Dega: Letërsi dhe Gjuhë shqipe.
Një kohë punoi në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” të Deçanit, dega në Junik. Aktualisht është e punësuar në Ministrinë e Administratës Publike. Ka botuar 12 përmbledhje me poezi. Zade Kuqi, wshtw njwra ndër fitueset e cmimit pwr kreativitet në konkursin ndwrkombwtar për letërsi, pwr vitin 2020, organizuar nga Fondacionit “Naji Naaman” Liban.
 
 
DHIMBJE MESNATE
 
Unë jam prej pluhuri të tokës,
Po të më mbjellësh në zemër, mbij lule mëllagë.
Po të më duash luledritë, në zemrën tënde notoj e lirë
dhe çel, sa here buza jote petalen tim e çik.
 
Unë jam prej pluhur yjesh, nga sa vetëm dora
e perëndisë diti të ngjis këtij humusi të drithmave
e pot’më prekësh, të ngjitem fort e shpërbëhemi të dy,
duke u djegur zjarrit kolerik të e pshit të madh.
 
 
 
ME BAJRON, PAGANIN…
 
Brenda meje dëgjoj të shushurijnë Paganini dhe Deti,
rrahjet e tyre dëgjohen edhe përtej mureve kufitare.
Turbullira mbulon piramida kodrash,
por në lidhje me muzikën ndërgjegjen kam të papushtuar
nga kureshtjet qe bartë në vete nata.
 
Rëra në rrugën tënde sheshohet poshtë shputave
të holluara,
ndërsa pulëbardhat sërish e sërish marrin
dhe një fluturim
sipër nesh dhe detit të kaltëremë.
 
Zgjas duart ta mbajë këtë diell e të mos mbytet
në gropën
e ditës së djeshme që me ironitë e ti po na përvëlon
edhe më shumë sot.
Gjithë këtë peshë, si ta mbajë, pa m’utrandsyri?
(Përbri meje më rriti e kupton shqetësimin
tim të fshehur).
 
Rrotullohem e shoh si mbulojnë mjegullirat
barkën tënde të peshkimit.
Në luftën e ashpër të verës më të rëndë se çdo gjë,
kaq shumë peshkaqenë të janë vënë pas!
 
 
 
NATA E FUNDIT NË HAVANË
 
Më puthe në kabarenë e Havanës, “Trëndafi i zi’’,
Hëna përëndoi qiellit me re,
dallga e detit rrahu bregun me zemërim,
rëra shkriu, tek largohej supeve të ujit.
Palmat i mori era me vete, jo shumë larg
dhe prapë i ktheu,aty ku ishin, para se të frynte.
Vallëzojmë tango. Mes duarve tua mban ijet e mia
më shehnësy e më thua:
-ky është vallëzimi i skllevërve?
Ata vallëzonin që të ndjeheshin të lirë,
dorë me një pa qenë të tillë.
 
Më lësho ngadalë ijet, është nata ime e fundit në Havanë
dhe ty të marr me vete në rrugët e gjakut
që botës time të kuqe kalojmë.
 
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s