ZEF SKIRO MAJI (DI MAXHO), ITALI – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

 
ZEF SKIRO MAJI (DI MAXHO), ITALI
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Lindi në Horën e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi, Palermo – SICILI) dhe është poet, dramaturg, eseist, gazetar (drejtor i revistës “Mondo Albanese”, me titull italisht por shkruar arbërisht), përkthyes, autor i një gramatike voluminoze të arbërishtjes për studentët e çdo moshe. Ka shkruar njëzetë vepra teatrale, të shfaqura në Arbëri e Shqipëri. Ka botuar libra me poezi dhe teatër në Itali, Kosovë e Shqipëri.
Botimet më të reja: në Sarandë, “Milosao” poezitë “Te liqeni i zemrës” për “Triremën e poezisë Joniane” të vitit 2017; Shtëpia Botuese “Ombra GVG” i botoi më 2018 “Poema Arbëreshe – Poemi Arberischi” (400 faqe), që mori çmimin e Botuesve Shqiptarë në Panairin e Librit të Tiranës 2018; Sht. Bot. “Faik Konica” më 2019 i botoi librin “Ali Podrimja – Njeriu Pa Adresë”, me parathënie e pasthënie të A. N. Berisha-s.
Ka jetuar dhe jeton me poeteshën arbëreshe Marg Shilipa (Margherita Scilippa), që ka botuar edhe ajo libra në Itali e Shqipëri.
 
 
ZHGËNJIME
 
Iluzione,
kafsha të mjera,
janë vitret e kthjellët të dritarëvet
qiell çë pasqyron hapësira të rreme
kundra të çilavet një menatë vate
me supersonike shpejtësi
të përplasej pallumbi
tuke çarë cepin,
e mjera kafshë!
e ndoti me të kuq botën e lëmuar
të iluzionevet vitri.
I dhashë ndihmë
por më shkapërdhiqi nga duart
i mërijtur se i vura aty përpara kundra
sipas tij një vitr dritareje
çë dukej sikur ish qielli i përpiktë
dhe i pasosmi.
_______________
SHQIP: vitret = xhamat; menatë = mëngjes;
i pasosmi = pafundësia;
 
 
 
NJË EMËR PËR DY
 
Esëlll në psikologji qensh, munt të thoshja
edhe “qenësore”, më dhanë një herë
dy këlyshë bastardë mashkull e femre
sa t’i mbaja përjashta e jerdhi hera
t’u jipja atyreve një emër. Pas çë shqyrtova ata
të çiftevet njerëzish të njohur (komikë o jo, bëj ti)
dhe kërkuar te libret emra të mitologjisë klasike më jerdhi
llëmba t’i thrrisja me një emër për dy
o më mirë me dy emre për një, shërbise kështu.
E andaj pipëtasa: “Bil” për të parin e
për të dytën “Lica” ashtu çë të ngjitur tingëlluan
“Bil-Lica”, all’amerikana! Një shërbes kështu
në siçiljanishte bën “biddizza”, por s’kish pasur
ndëlgim holivudjan! E ngë mund t’i kisha thrritur
as në gluhë vendase çë tingëllon “bukurì” e andaj
“Buk” e “Urì” çë shpjeguar del “Bukë” e “Urì”
me të rëndë ndërlikime shoqërorë.
T’e shkurtojmë, i thërrita “Bil” – “Lica”
me një tingull në dy o dy tinguj në një.
Por kam besë se ng’u pëlqeu atyreve t’ishën zmeksur
nga një shkrehje të vetme të zërit.
_________
SHQIP: përjashta = fushë; shërbise = gjëra; ngë = nuk;
ndëlgim = kuptim; gluhë = gjuhë; zmeksur = tronditur
 
 
 
NGARJA E PARË
 
Si sos shtatori gjalpri i ylbertë
zë fill e ndien se moti ndërron.
Gjithë vëllimet e filozofisë së stinës verore
ai i ka mësuar, por nani
ng’i shërben më dituria:
të lë t’e zësh
me tëtimt çë merr e qaset
e një purtekë babe e mban të vjerrë si
makarrun i trashë çë teret n’ajër
dhe pra kumbisur mbi truall me ëmbëlsi as jik
e andaj mendon se në kish ndodhur te dimri
ahierna kur u bë ngarja e parë gjalprore,
– Oh, Evë! Oh, Adham! – historia e mekatës së parë
ngë kish ndodhur a kish marrë një tjetër qikë!
___________________
SHQIP: sos = mbaron; gjalprit = gjarprinjtë; nani = tani;
ng’ = nuk; tëtimt = të ftohtët; babe = budalla;
makarrun = makaron;kumbisur = mbështetur, lënë;
ahierna = asokohe; ngarja = ngasja; qikë = kthesë
 
(Nga libri me poezi “HOREUTË E KORIBANTË”, në përpunim e sipër).
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s