Giovanni Gastel
Kalendari poetik: Giovanni Gastel 27 dhjetor 1955
Giovanni Gastel ka datën e lindjes sot, më 27 dhjetor, është poet dhe fotograf i njohur italian. Përmbledhjen e parë poetike e botoi kur ishte 16 vjeç. Në vitet ’70 mori kontaktet e para me fotografinë. Në vitin 1981 u afrua me botën e modës dhe fotot e tij filluan të çfaqen në revistat kryesore të modës. Ja një poezi prej tij në 65 vjetorin e poetit:
DO TË MË FLASËSH?
Do të më flasësh sërish ndonjë ditë
apo do të më duhet të të kërkoj sërish
në këtë jetë të mundimshme
në pasqyrim të ndonjë vetrine
a duke u larë det?
Do të kthehesh të qetësosh netët e mia?
A do të mbeten gjithmonë
kokrrat kimike gjumëndjellëse
që drejt asgjësë të më shpjenë?
Do të jesh me mua në ditët e zeza
kur të qarët e qiellit
me lotët e mi të bashkohet?
Jemi qënie të brishta
të shtërnguara
të përballim
këtë luftë të vazhdueshme
që i themi jetë.
© shqipëroi Maksim Rakipaj