Vangjel ZAFIRATI (Albania) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

 
Vangjel ZAFIRATI (Albania)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Banon në qytetin e Sarandës. Studjoi për ekonomi në Universitetin e Tiranës. Është poet, prozator dhe përkthyes. Librat e tij qarkullojnë në gjuhën shqipe, greke, bullgare si dhe cikle poetike në gjuhë të tjera. Ka përkthyer në gjuhën shqipe poetë dhe prozatorë grekë si dhe në gjuhën greke autorë shqiptarë. Ka qarkulluar shtatë vëllime poetike si edhe dy libra në prozë.
 
 
SHEGË E VJESHTËS
 
Shkopsiti bluzën e verdhë të trishtimit
dhe flladi i vjeshtës ja morri më vete.
 
U drithërua e tëra
fillikate në kopshtin e përflakur të vjeshtës,
ndërsa në tokën e butë
i binte fustani i hollë –
gjethe pikëllimi.
 
Ashtu,
e lakuriqtë dhe e përndezur
mes flakëve të shegëve shpërthyese
në vetmi,
tej gardhit digjej e tëra.
 
I dyzuar në mes të rrugicës së vjetër,
i pavendosur,
vështroj i ndrojtur si digjet
një pemë vjeshte.
 
 
 
DITË E RE
 
Hapi dritarët
për të mirpritur diellin,
ai hyri pa u ndrojtur në dhomën e saj të gjumit,
u ul mbi çarçafët e bardhë.
 
Ajo, sistemoi rrobat
duke larguar ëndërrat e një nate më parë,
Iluzionet…
 
Pastaj dolli në oborr,
pastroi pllakat e sheshta nga hijet e mbetura,
u foli karafilave.
 
Hapi derën e madhe, të drunjtë të avllisë,
pranoi përshëndetjen e kalimtarit të panjohur,
buzëqeshi…
 
Mbi pllakat e zeza në oborrin e heshtur,
lulemollagat dhe karafilat, pikonin gjak.
 
 
 
PESË TË FSHEHTA
 
E fshehta e shiut të kaltër
që ua beson gjethëve të brishta në agim.
 
E fshehta e diellit në perëndim
që ja beson horizontit të heshtur.
 
E fshehta e trëndafilit të kuq
që vetëflijohet në zjarrin e tij.
 
E fshehta e rinisë së parë
që ua beson zogjve në fluturim.
 
E fshehta ime që djeg
dhe s’kam kujt t’ja besoj
dhe s’kam kujt t’i rrëfehem !
 
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s