AH, MARIJA, MARIJA (Kujtimit të kahershem të një vajze që nuk e di ku është dhe si është) / Poezi nga Bardhyl Londo

 
 
Poezi nga Bardhyl Londo
 
 
AH, MARIJA, MARIJA
Kujtimit të kahershem të një vajze që nuk e di ku është dhe si është
 
Une jam ciganka e Lorkës,
Granada është gjithë bota, kudo.
Eja vallzojmë në mes të rrugës,
Marija jo, Marija jo.
 
Unë jam Marija e Majakovskit,
Ti Majakovskin e do apo se do?
Ngjitmë mbi kamabanare ti bie kambanës.
Marija jo, Marija jo.
 
Shikoji drurët nëpër park,
Dielli nëpër drurë grimcohet thërmija.
Eja shtrihemi këtu mbi bar,
Jo Maria, jo Marija.
 
Unë jam Marija Magdalena
Do shkoj tek kisha, pastaj tek xhamia.
Do lutem,do falem me gjunjë
Maria jo, jo Maria.
 
Unë kam një fantazi të tmerrshme,
më të madhe se Salvador Dalia.
Lermë ta ngre në qiell balonë,
Marija jo,jo Marija.
………………………
 
Isha njëzet vjeç. Ishte kohë kolere.
As veten, as botën se njihja.
Brenda një nate u thinnja, u zbardha,
Ah, Marija, Marija, Marija. 
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s