Cikël poetik për fëmijë nga Nehat Jahiu
DETYRAT E SHTËPISË
Sot me gojë,
nesër me shkrim,
për çdo ditë jep detyra mësuesi Agim.
Është kjo ese me rëndësi,
të shkruhet në shtëpi.
Se këto detyra kërkojnë zgjidhje,
vështroni me kujdes,
ai që do të dijë e merr pesë.
Të gjithë mësuesin e kuptuan,
se detyrat duhet mbaruar.
Po Lushi që kish bë,
një sy gjumë në klasë.
Esenë e kishte shlyer nga kujtesa,
thotë djaloshi çfarë më duhet mua pesa.
DUART
Të pastra si bora,
bukën e shijojnë.
Të forta çelik,
kur e përshëndet një mik.
Njëra-tjetrën e plotëson,
por të djathtës detyrën
ia beson…
Se sa vlerën duart kanë,
çdo gjë nga to del në mejdan.
Kur sheh shkrimin mrekulli,
thotë e majta sa të kam zili.
Por, me to ke kujdes,
se një gisht. zjarr mund të ndez.
RREGULLAT FLASIN
Në këtë orë kujdestari,
rregulla parë flet,
për pastërti.
Ata që shkëlqejnë nga pastërtia,
mësuesja u thotë,
komplimentet e mia.
Një djalosh i strukur në qoshe,
flokët e tij sikur bohçe.
Jo kështu, ore Gëzim,
pastërtia s’do përtim.
Nëse jemi te edukata,
të respektojmë pleq e plaka.
Mësimet me rregull t’i mësojmë,
njëri-tjetrin ta ndihmojmë.
NË MESIN TONË
Në mesin tonë ishte xhaxhi poet,
na i mbush zemrat me gëzime,
me ato të ëmbla vjersha e tregime.
Sot pra ishte te ne në mesin tonë,
i dashuri xhaxhi poet i jonë.
Vargje të bukur neve na dhuroi,
zemrat e njoma na i freskoi.
Xhaxhi poet ty të lumtë goja,
dora jote na është një xhevahir.
Lapsi yt duket si një mrekulli,
mendja jote gjithkund triumfon,
çdo varg i vjershës rreze lëshon.
Xhaxhi poet eja ti te ne më shpesh,
këtu gjithherë neve do t’na gjesh.
Do t’kalojmë s’bashku ca çaste,
me të ëmblat vjersha në vargje…
I IMI ALFABET
Kur babai sot erdhi nga qyteti,
turr e vrap para i doli Valdeti.
Në qafë iu hodh e përqafoi,
gëzim i madh seç na e kaploi.
Fluturoi sikur bleta,
kur e kapi me duart e veta.
E di Vlera çfarë gëzimi,
kur nga goja e shqipton
alfabetin tonë.
As më shumë e as më pak,
janë të gjitha tridhjetë e gjashtë.
Me ballë krenare secila qëndron,
ca prej tyre janë zanore.
Bashkëtingëlloret rrinë karshi,
abetaren e kanë shtëpi.