Endërr – Poezi nga Rulla Triandafillu / Shqipëroi: Vasil Çuklla

 
Poezi nga Rulla Triandafillu
 
 
Endërr
 
Do të të pres
Dritëdiellit, në të perënduar
Rrepishtes, hijëveshur
Rrezet e tij, detin si të mbathin
Gjethnajën, në all praruar
– Dhe pse është kalimtar, si vetë pranvera –
Do të të pres
Kur dashuri dhe fllad gjithnajës do të endem
Në mes të gjethit, të lagësht, të shelgjishtes
Do të të pres
Me transparenten, rrobenatën tënde
E ëmbël dhe e turpshme lulekuqe
Jeshilimit të fushës, shtrirë syve të tu
– të endem
Si e Diel, si dëshirë
Verëëmbël përmbi buzë
Do të të pres
Por, ti, ishe ëndërr e pa rrokshme
Kaq e vërtetë, sa vetë utopia
– Flatra nuk kam, që t’ju arrij -…
E veshur tash, vetëm vetminë
Mbështillet nata, lotlagurve, qerpikëve të mi,
Krijesë fantazie ish, i joti kthim…
T’a ketë vall fajin, zemra ime
Që, ëndërron, akoma si fëmijë?…
– Mes dimrit –
 
 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s