Poezi nga Marina CVJETAJEVA (1892 – 1941) / Përktheu në shqip Agron Tufa

 
Poezi nga Marina CVJETAJEVA (1892 – 1941)
 
 
***
 
Më pëlqen që ti vuan jo për mua,
Më pëlqen që unë vuaj jo për ty,
Që kurrë lëmsh’ i Dheut s’u mundua
T’na vidhej përnën këmbë ne të dy.
Më pëlqen që gaz’ i botës bëhemi,
Pasiv dhe pa hoka e pa fjalë,
Që nuk na skuq asnjë valë gjaku
Kur llërët ndodh na fshiken më të rrallë.
 
Më pëlqen që në praninë time
i jepesh përqafimit, ah, të tjetrës.
Që kur unë të puth në buzë, jo ty,
Nuk më mallkon me zjarrin e skëterrës.
Që emrin tim të brishtë, i shtrenjti im,
As ditë, as natë s’e thonë buzët e tua,
Që kurrë në heshtje t’kishës përgjërim
S’do të këndojë për ne kush: “aleluja!”
 
Me dorë në zemër, pra, për nder ta di,
Përsa ti mua, vetë as pa e ditur,
Me dashuron kështu: për timen qetësi,
Për mostakimet muzgjeve t’përndritur.
Për mos-shëtitjet tona për nën hënë,
Për diellin jo mbi ne mbi kokën tonë,
Përsa për mua, ty, oh, nuk ta ndjen,
Përsa për ty s’më bëhet, oh, hiç vonë!
 
***
Kush krijuar gurit, kush nga argjila, –
Po unë xixëlloj shkreptimtare.
Puna ime – tradhëtia, emri im – Marina, –
Shkumë efemere detare.
 
Kush baltën, kush mishin kanë botkrijim,
Kanë varre me pllakë të praruar…
Enësh pagëzuese detare edhe në flatrim
Unë jam papushim e coptuar!
 
Përmes çdo zemre, rrjetash të dendura
Përshkon teka ime mizore.
M’i shikoni këto krrela të ç’rregullta?
Nuk kanë zanafillë tokësore.
 
Përplasen granitit gjunjët tuaj me zhurmë
Unë në çdo valë kam ringjallje!
Lavdi ty shkumë, e qeshura shkumë –
E larta shkumë detare!
 
23 maj, 1920
 
 

Përktheu në shqip Agron Tufa

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s