Kalendari poetik: Poeti disident ukrainas – Vasil Stus (1938-1985) / Përgatiti materilain Maksim Rakipaj

 
Vasil Stus
 
Kalendari poetik: Poeti disident ukrainas – Vasil Stus (1938-1985)
 
Sot, më 6 janar, do të mbushte 82 poeti ukrainas Vasil Stus. Ishte jo vetëm poet, por edhe përkthyes, kritik letrar, gazetar dhe pjesëmarrës aktiv në disidencën ukrainase. Për shkak të bindjeve politike, iu hoq e drejta e botimit dhe kreu rreth 23 vite burg politik dhe punë të detyruar në miniera. Në vitin 1978, me guxim të rrallë, i shkroi Presidiumit të Sovjetit Suprem: “…kërkoj të më hiqet shtetësia sovjetike, për mua të jesh shtetas sovjetik do të thotë të jesh skllav … “
Në burg, jo vetëm shkruante poezi në kohën e lirë por edhe përkthente Gëten, Rilken dhe Lorkën. Më 28 gusht 1985, e dërguan për rigjykim; Stus në shenjë proteste filloi grevën e urisë pa afat; vdiq ndaj të gdhirë të datës 4 shtator 1985. Komandanti i kampit, majori Zhuravkov, vrau veten.
Pasi Ukraina u shkëput nga ish-BRSS, poeti disident u shpall “Hero i Ukrainës”. Ja një poezi nga poeti që kaloi gjysmën e jetës burgjeve dhe në burg vdiq:
 
 
LETËRSI SI VARREZA
 
Letërsi si te varrezat njësoj:
Ca të vdekur, ca ende gërrmojnë,
Mos derdh lotë dhëmbjeje, mjaft me të qarë,
Këta të varrosin gjallë, s’ke parë?
 
I bëjnë varrin njëri-tjetrit, me radhë,
Fshijnë ç’kanë më pranë, pastaj më larg,
Në fund të huajt. Me trishtim përherë
Të gjallët ditët numurojnë, pik’e vrer.
 
Ende s’është vendosur, s’di gjë njeri,
Kujt do t’i jepet lopata në fillim,
Duhet gërmuar, kjo ka rëndësi,
Pastaj presim kush vdes, unë a ti.
 
Letërsia si varrezat, njësoj
Dhe në varrezat si në treg, njësoj,
Në treg dihet, kush është më i shkathët,
Hap derën për të tjerë dhe u bën hallvën.
 
Dikujt i japin shkelmin në greminë,
Tjetrin në varr të vogël e mbulojnë,
Kjo është bërë e bëhet çdo ditë
Shpejt futin në varr atë që s’e kuptojnë.
 
Në letërsi, njësoj si në varrezë
Shquan diçka veç në natën e zezë.
Çka duken janë gërma fosforeshente.
Shkeli me këmbë. Shkeli. Shpreso për vete.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s