Poezi nga Agim Desku

 
Poezi nga Agim Desku
 
 
NJË ËNDËRR A LUTJE NDRYSHE
 
Sot u ndava nga zotnat
që të mbijetoj toka ime e lirë
 
Në ëndrra nuk dua kurrë të dashuroj
Kur kam një copë zemre të ndarë padrejtësisht
 
S’kanë fuqi më perandorët
të ëndërrojnë mitet e lashtësisë
As yjët nuk bëhen mëkatar
në udhën për tek dheu i parë i shejtë.
 
Sonte krijova çelësin
e pentagrameve betoveniane
Të shndērrohem në lutje
Udhēs se kombit ,,Ibrahim Rugova”.
 
Toka dhe unë po ngritëmi në hymn të gjallë lulesh.
 
Dheun e saj e ruaj nga mallkimet qyqare
Peng i secilës dua të jem tërë jetën
 
Edhe sonte keni kohë të festoni
në dasmën e djajëve
Të gjithë demonët e botës bëhuni bashkë në lamtumirën e fundit
 
Lutjet i krijova sonte
për t’iu shndërruar në shkrumë e hi
Ndersa heronjtë i shndërrova
në emrin e horoinës Marie Shllaku
 
Ah, populli im
Sa shumë heronj i fale tokës dhe Zotit
Pēr dashurinë krijove donzhuan tē krisur
 
Lutjet për shërimin e dhembjeve m’i pranuan
Nëse kanë gjakun dhe gjuhën e Shote Galicës.
 
 
 
NGRIRË
 
Ngrirë t’kam pa liri
n’fytyrën e t’paftyrit
Njeri
 
Atë natë s’kishim dhembje ma t’madhe
Unë dhe toka ime veç plagë
E kisha vështirë t’ju besoja syve
Më me dëshirë i kisha vërbue
 
Ah, se n’cilin njeri e pash lirinë duke pushue
Armik imi deri dje zemrën ma kish përvlue
 
Të lutem me fal liri
ty të qofsha fal
 
Për ty n’luftëtar shpirtin e kam fal
Me bajloz deti dhe të tokës kam më u pre
N’dashni të se bukurës çdo të diele kam më u rrëfye
 
Syri i keq stuhitë n’djajë i ka shndërrue
N’fytyrat tona deri n’re t’zeza
Asgjë t’bardhë nuk do më lanë
Sërish më duhet me luftue
 
Për një çast m’u ngri fjala
N’ërrisirën e pafundme t’lirisë
N’fytyrën e buzëqeshjeve t’orëve t’liga
 
Kaq e pa shpirt më qenka fytyra tinzare e njeriut dhelpër
I kam besue plagëve të tokës
kur mbetën peng i shekujve vrastarë
Vetëm kur i rikthehemi jetës si hyjni të lire
 
Me lirinë do zbres dhe ngritëm
në të njëjtën kohë titanikiane
Do t’na kujtohet Iliada dhe Odiseu
Dheu pellazg që ka vetëm fillimin e lindjes se njërëzimit
 
Ah kjo tokë e këta njërëz veç ferr n’jetë kanë përjetue
Jeto populli im i ngrirë dhe i mirë
Mos lejo lirinë ta ngrijnë acarët e vapës kryeneqe afrikane
 
Shndërrohu në engjëj hyjnor populli im
Asnjë lindje që kanë pi nga gjiri i majtë i zanave
Mos e beko populli im i mirë.
 
 
 
TITANIKUT M’I RAFTË PIKA
 
E di largësinë e kopshtit të Edenit
Me mijëra vjet dritë udhëtuam me shpirt të kalorësit venedikian
Për t’i thënë botës se Itaka është shpirti ynë
 
Titanikut m’i raftë pika
Seç më shndërroj në tinguj të simfonive betoveniane
Të shkruaj për gjirin tënd zana e malit
Pse i mbeti peng dashnisë për një Shqipni të lirë
 
Secili nga ne e di fajtorin e tokës së ndarë
Ma lexojnë ëndrrat urrejtjen që na bëri të jetojmë afër perandorëve
 
Pesëqind vjet më kishin lenë si kusht të jetës
Nëse e kaloj i gjallë purgatorin e Dantes
Të më falin bekimin kryq e tërthor e në ferr
Ja cilët ishin perandorët që më deshen të jetoj si nuk jeton njeriu
Eh fatin im i lidhur me legjendat m’i shpëtoj ëndrrat për të jetue i lirë
 
Shpatën e Gjergjit e kam dëshmitare të lirisë
Gjirin e zanave që më dha fuqinë e rritës
Dashninë e Doruntinës që u shndërrova në besë të saj
 
E kisha për zemër të gjej një vend të lirë në kopshtin e Edenit
Të pi dhë të bëhem më i krisur se vetë kupat e dehjes
Ta gjej yllin tim edhe mbi vetë yjët e zemrës
 
Të jetoj me fytyrë të lirë Prometheu
Ose si palaço i sharë nga atdheu
 
Ruga ime deri tek yjët kalon mes për mes zjarreve të prekaziane
Dhe është e veshur me petkun e dashurive të netëve të mbytura titanikiane.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s