Poezi nga Ilir Paja

 
Poezi nga Ilir Paja
 
 
Lindja muzgut…
 
Kur dielli zbret si metali në ujë.
Ngrihet avulli ëndrrave në muzg.
Heshtja shtin gjylen e hënës.
Të vrarë pafund yje lumturuar.
Një grua s’fle pa ulur qepallën e epshit
Nën burrë…
Shikimi brenda trupit humbet kudo
Dhe askund.
Nata ngrihet grua.
Nusëruar me urime yjesh.
Kur avulli ëndrrave bie pëlhurë
Mbi njeriun e zhveshur,
mitra hënës zgjerohet si mëngjesi.
Kur në muzg…gjithçka është
Lindje.
 
 
 
Gjethe qielli…
 
Plaga e natës hëna kullon erëra.
Nata kjo grua e vè…
Mbyll portën e njërës dorë.
Dhe në tjetrën pret gjethen e fundit të vjeshtës…
Koren e erës mbi hënë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s