Poezi nga Nora Halili
FRYMA ASHT SOSË
Kam mledh copat e shpirtit qé shkele,
i shoh si shkrrithen n’ dorën qé dridhet.
Nuk mund ta ndiesh renkimin,
fryma i asht sosë…
N’ grusht kam marrë dhimten e fundit,
n’ tandin krahnuer ta ngujoj.
Asht mnyra e vetme ,
qé t’ kuptosh femnen….
Kam heq petkun elegant,
veshun kam zemrimin…
Buzë e keshun asht pararoj,
e droes qé përmendet.
E di, nuk me njeh…
s’ ka ma, ma t’ voglën gjurmë tëmen.
Si plaçkë mas krahve e kam ngjuejë,
Me u ba Ti…
E tash mundem m’ u hakrrye,
sy m’ sy me u pa …
Pa pas droe, se po t’ humb,
s’ ka ma Unë, tash jam Ti…
AT’ HERË
Bash at’ herë kur buza’ kish plasë,
shpirti ish moliz n’ krahnuer…
Si shkreptimë shikimet u ndeshen.
Për dhe u rrzuen prej droes s’ mekatit.
Paj, dhe sot ku shiena t’ krypun faqet kanë njomë,
gjethet e shpirtit dridhen n’ fill.
Stuhitë e kamotsheme lanë kanë gjurmë
dëshmi se me e dashtë s’kanë ditë.
Bash kur fryma nis shpeshtohet,
mollzat e gishtave prekun lkuren,
si me dashtë me u bind se:
nuk asht ma nji andërr….
KUR MA MOS T’JEM
Hiq nuk tutem,
n’u përballsha me gabimet n’ Purgator,
ani se ferri do ishte i pashmagshem.
Pakt kam ba me Dreq e Zot,
dy here s’do denohem se guxova…..
Kur frymë ma mos t’ marr,
me lot medeti, mos m’ kani…
M’ vndoni nji lule n’krahnuer,
nji grusht dhe, nji dritë pastë,
Ju, që me dhe s’ më mluet për së gjalli…
Kur ma mos t’ jem nder Ju,
mi vorr t, ket mbi bari,
t’ trishtoheni nuk ban assesi!
Ndermjets do jem n’at jetë …
n’koft se: Dreq e ZOT s’ me bajn tradhti…