Kalendari poetik: Leonardo Sciascia (1921-1989) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Leonardo Sciascia
 
Kalendari poetik: Leonardo Sciascia (1921-1989)
 
100 vite më parë, u lind në Siçilje (Agrixhento), më 8 janar 1921, Leonardo Sciascia, shkrimtar, gazetar, eseist, dramaturg, poet, kritik arti dhe politikan italian. Një nga figurat më të ndritura të Nëntëqintës italiane dhe evropiane. Romani i tij”Dita e kukuvajkës” (Il giorno della civetta) u bë film nga regjisori i njohur Damiano Damiani. Ja një poezi nga Sciascia:
 
 
DIMËR
 
Ky është i ftohti që si thoshin
pleqtë, hyn deri në bri të buallit;
që bën të meken edhe këmbanat
që tingëllojnë si poçe që përplaset.
Ka borë mbi malet e Kamaratës,
dikur festohej me këngë
kjo borë e largët.
Fëmijët e varfër në heshtje mblidhen
në shkallët e shkollës, presin
derën të hapet: kruspull nga të ftohtët
si harabelat kafshojnë bukën e zezë
dhe çukitin nga pak sardelen
gjithë kripë e luspa. Të tjerët
rrinë si mënjanë brenda
palltove dhe shallave të ngrohtë.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s