Poezi nga Alma Zenellari

 
Poezi nga Alma Zenellari
 
 
***
 
Jam kthyer pemë që limfën mbledh,
nëpër damarë kur dimrat shkrijnë.
Kam kohē që shpirtit mallin derdh,
zambakë të bardhë mbi plagë më mbijnë…
 
 
 
SI KËTA PËLLUMBA…
 
Pellumbat s’ njohin stinë mërzie,
me sqep sulmojnë çdo re, çdo rrymë.
Ata nuk njohin kufij lirie,
liri që kurrë s’ngopet me frymë.
 
Lirinë mes resh dinë ta shijojnë,
mbi krahët e tyre sikur mbajnē diellin.
Ata dot jetën s’e kuptojnë,
pa këtë vallëzim të gjatë me qiellin.
 
Po ne?
Ne syve malli na ka mbirë,
se zemrës i duhet një përqafim.
Si degëza peme krahët janë mpirë .
nga kjo mungesë që sjell trishtim…
 
Bota lëngon nga kjo mungesë,
pa dashuri as lulet s’mbijnë,
Pa dashuri dhe toka vdes
dhe këngët tingujt nuk kanë kuptim.
 
Si këta pëllumba ne kemi ëndrrat
me krahët e tyre sa shumë ngjasojnë
Fal dashurisë që shenjtëron zemrat,
Botën me dritë do t’pikturojmë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s