Poezi nga Arjola Zadrima

 
Poezi nga Arjola Zadrima
 
 
 
***
 
Ti më endë hoje të shpirtit
me dashni të imët,
ndërsa të rrokem qafës
në përqafim.
 
 
 
***
 
Krijuem andrra të mishta,
ku hyn i ftohti për palc,
net të brishta pa vezullime,
pa premtime.
Po e krijuem një botë,
me sy t’mprehtë,
e duer lypesare deri në gotën e fundit t’vetmise.
Krijuem qiellin e një pasqyrë
për mu e ty,
me u pa drejtë në sy.
një pemë pa lëvore
një aht ma shumë,
një frymë ma pak.
Gjithçka e krijuem vonë
tash na duhet një tjetër përgjithmonë!
 
 
 
***
 
Nuk di çka me të thanë
Veç me të hapë shpirtin
e me mikpritë tanë
trupin tand.
Derdhi lott,
plagët,
dhimbjen,
edhe vdekjen mbi trupin tem,
e hape zemrën
ngjallu,
banu ai që ke kenë…
I miri jem!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s