Poezi nga Mihal Gjergji

 
Poezi nga Mihal Gjergji
 
 
BISEDË PROFETËSH
 
U ndava me të gjallët,
përsëgjalli
Mërguan a u sosën, nga mynxyra?
Më shfaqen larg
ca gurë të heshtur varri
Që s’kanë;
as kohë, as emëra, as fytyra!
 
Shën Pjetri qesh, me çelësat në duar:
-Kopenë me skllevër,
çfarë e do Shën Gjergji..?
Për këtë ditë të gjithë paskan punuar
Kërkuan fundin,
fundi ja ku erdhi!
 
 
 
FJALË TË LËNDUARA
 
Është vjeshtë e tretë,
nëntori i lirisë
Qilim të verdhë era shtron mbi udhë
Provoj t’a flak trishtimin e vetmisë
Çdo ditë e re,
mbi ball’ ma shton një rrudhë!
 
Si Perëndi,
s’iu binda “Perëndisë”
Hipur në fron orgjije dhe përdhune
Vendosi Jovi:
të vdisja prej urisë
Hefesti pret pendesë edhe përgjunjje
 
Vetveten ha
dhe mpaket Shqipëria
Vetëm këtu, kam parë të thinjet guri
Paskemi festë.
Shpresoj të vijë liria
Shqiponja ruan gjakun te flamuri!
 
 
 
S’KA VARR PËR POETIN
(Trifon Xhagjikës)
 
Rrjedh Vjosa në shpirtin e nënës
Dhe rend në kërkim të një varri
Vajtonte misteret e gjëmës
Dhe pyeste natën; – po djali?
 
Po trimi, po ‘gjurmët’, po shtati
Po zemra, po syri i shkruar?
Ndaj lumi vithiset nga shtrati
Përmbyt e kafshon i harbuar
 
Rend motra me ankthin te gjiri
Me syrin mbërthyer nga rruga
Pret shpuza mbuluar nga hiri
Pret Lina qëndisur me rrudha
 
Ashtu, i përgjakur mesnatës
Me plumba mbi brazdat e ballit
Veç hëna u pa me xhelatët
Dhe fshihej përlotur pas malit!
 
Rilind, si Feniksi – Poeti
Bën dritë në çdo feksje ylberi
Ndaj varrin askush nuk ja gjeti
Shtatore u gdhend te mermeri.
 
P.S: Lina, vajza e cila priste të fejohej me poetin.
Nëntor, 2019.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s