Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 
Poezi nga Zhaneta Barxhaj
 
 
***
 
Jemi ne ata që krijojmë melodinë e shpirtit.
Ne që zgjedhim të gëzojmë si fëmijë,
të udhëtojmë në krah ëndrrash,
të pimë një gotë dashurie,
të vishemi me ngjyra e të qeshim,
për t’i thënë jetës “Unë jam”.
Të ngjitemi shkallinave pa pendesë,
të biem e të ngrihemi plot shpresë.
Të mërzitemi buzagaz e të vazhdojmë të ecim.
Jeta është kaq pak, harresa kaq shumë,
ndaj mos u harroni, krijoni kujtime të bukura,
lini kujtime të bukura edhe kur ikja është e pashmangshme.
Le të jemi të thjeshtë, njerëzor, e të dhimbsur.
Lexoni, krijoni, mësoni, dashuroni!
 
Vitet janë perlat e çmuara që mbartim
brenda vetes,
me mund i përsosim e i shkëlqejmë,
por edhe na shkasin nga duart e na grimcohen…
Ju uroj forcë për të mbledhur grimcat,
dashuri për të dehur shpirtin
dhe mirësi pa fund për t’i buzëqeshur botës.
Kështu jeta dhe vitet do jenë të bukur të bukur,
siç i krijoi zoti, kur na ngjizi me frymë dashnie!
 
 
 
***
 
Unë dhe pasqyra
mëngjesit të acartë,
me avujt që dalin nga goja ime
e përplasen kondesuar në gojën tënde
bëmë paqe…
 
Mos u bëj e marrë,
më pëshpëriste bulbave të ujit,
që rrëpirave ranë.
Lojcake lëpiu ēmbëlsinē e tyre mbi buzë
e më përqeshi…
 
Unë nxorra buzëkuqin e flakët
dhe e shtërngova buzëve.
Nuk i fola më asnjë fjalë,
vesha buzëqeshjen syve dhe dola.
 
Jashtë, me siguri është një ëndërr e bardhë,
që pret ta gjej,
që pret ta marr…
Unë dhe pasqyra bëmë paqe,
fshimë edhe avujt që pas lamë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s