Poezi nga Altin Meçja
Kaos
Bie shi,
shpirti fluturon diku,
ne po njësoj,
duke ndrydhur veten.
E djeshmja e së tashmes,
e lodhur dhe paragjykuar,
e tashmja e së nesermes,
peng i guximit të kaluar.
Lodrat nisën muzikën,
mendja puthej me veten e saj,
zjarri vlon vorbullën e përditësisë,
duhmës së tymit karbonizuar.