Poezi nga Gentjan Hasanas

 
Poezi nga Gentjan Hasanas
 
 
***
 
Lypsari
me inicialet P. Gj.,
i njihte zemrat e njerëzve
si gishtat e vet…
 
E thërrisnin
gjithmonë në varre
të hante biskotat e të vdekurve
për sevap.
 
Jam i ngrënë,- tha një ditë.
Njohu
fytyrën e njeriut me inicialet B.K,
 
Të uritur
e nisi në atë botë!
 
 
 
***
 
Sot, klientët e tokës
janë dehur me shi,
pinë sikur s’ka të nesërme.
 
Dikush,
ka mbushur pjatën e verdhë me gjethe nëntori.
Pleqtë afrohen afër tymit të vatrës,
që mundohet të gjejë retë
dhe porosisin barin e ndryshkur.
 
Melankolia, kamarieria e re, memece
me maskë myshku në buzë.
 
Rreth e rrotull në lagje,
janë hapur ”shkollat e gjuhëve të syve”
për të gjithë ata, që ishin ngelës
”me provime sysh në vjeshtë”.
 
Poshtë kuvertës me trëndafila të murrme,
kujdeset ninulla legjendare e maçokut
të më verë në gjumë.
 
Porosis tek kamarieria dhe një kupë shi
(ndoshta tani, të desha më fort…)
 
Motra ime melankolia,
është më e vogël se unë.
Ajo, lindi kur isha në 8-vjeçare.
Gjithmonë dimri thoshte:
”Ngjani nga sytë kaq shumë!”
 
 
 
***
 
Me zë gjethesh
pemët tregonin përrallen e dy shpirtrave,
ndërsa mua m’u duk
sikur ishim në mish.
 
Çuditshëm preknim trupat
prej një frike,
se pas mesnate
shuhej magjia dhe na shihnin lakuriq.
 
Pastaj m’u duk sikur
nxitimthi mblodhëm nëpër çanta,
rroba dhe sende që përdorin të atjeshmit;
çarcafët i gjetën disi rrëmujshëm,
dyshuan se aty dy njerëz kishin fjetur.
 
Më mire e di dhoma 6
që e gdhiu vetëm,
ndërsa në vatër drutë e prera
bënin figura gjeometrike njëra mbi tjetrën.
 
”Zotit të zjarrit” i falnin shpirtin
ndërsa hirin tonë
udhëve të tokës.
 
 
 
***
 
Ai,
i dërgonte pika-gram në xham.
Ajo,
shënimet e vjeshtës, ia linte mbi trotuar.
 
Ditëve të verdha të tetorit,
mes pemëtores,
i pashë vetë me sytë e mi.
 
Ftonjtë e gjinjëve,
ia mbulonte me flokët e lagur.
Kopsat, si gjethe zbërtheheshin një e nga një.
 
Ajo,
diçka i thoshte nëpër buzë.
Ai,
e puthte sërish e sërish.
 
S’më kish folur kurrë
për këtë tradhëti.
Megjithëse është e martuar, ka një vajzë,
kish bërë më shumë se njëherë
me shiun dashuri.

One thought on “Poezi nga Gentjan Hasanas

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s