Poezi nga Mimoza Leskaj

 
Poezi nga Mimoza Leskaj
 
 
Nënoja ime
 
Nënoja ime u kërrus shpejt, jo nga mosha
Shamija e zezë i “ndriçonte” ballin që larg
E vogël mendoja, se ashtu ishte koha
E dhimbsur priste, darkën tërë merak.
 
Në xhep i gjendej gjithnjë një karamele
E mbante strukur si relike të shenjtë
Kur kthehesha nga shkolla, krahët hapte drejt meje
Të ëmbëlsonte sadopak, të vetmen mbesë.
 
Nënoja ime, shamizezë gjithë jetën…!
 
 
Guna e mallit!
 
Nuk më la era të të vij pranë
E si kanarinë këngës t’ia nis
Të shkulja baluken që të ndrin në ballë
E mbi syrin tënd, dritën të cukis.
 
Dielli më preu rrugën ,ndaj ndala një kroi
Të shuaj etjen e tretur nga malli
Në zemër të tharë një e gërvishtur thoi
Zë e pikon korja, e nis të rrjedhë gjak.
 
Mali përballë meje hesht i plakur shumë
Dëbora sivjet, e ka bërë calak
Këmbë e duar lidhur, rënë thellë në gjumë
Larg i duket maja, si të jetë zambak.
 
Po provoj të nisem me shpatullat rënduar
Mbi tò kam hedhur gunën e mallit
Me qiellin këtë radhë,fort jam zemëruar
E rrugën s’do t’ia hap as vetë djallit.
 
Shporrmu, lipsu tutje, do nisem përsëri
E në s’ gjetsha rrugë,do nis të fluturoj
Mbi gunë është qëndisur vetëm emri im
Koha do vrasë heshtjen, koha do fitojë!
 
 
 
Monolog i një nate dhjetori!
 
Po pres!
Thonë nesër do zbardhë,dhe unë po pres!
Në qiell ndoshta është shtruar gostia e fundit e diellit.
Nga nesër do zbardhë dhe kalendari do shënojë dimrin.
Sonte gjumi dhe vetë rri zgjuar,pret!
Me yjet që fshihen natës,zë e flet.
Unë jo! Aspak sonte nuk e kopjoj
Madje me zë të ulët nis e këndoj,
…dhe pres të zbardhë!
 
A e dini pse?
Të ngrihet sërish ai miti i fjalës:
– Dëbora fshin hijet, i varros thellë, nën tokë.
Dhe unë këndoj ,pres,shkruaj gjer në mëngjes
I gjithë një monolog!
E sigurtë me zotin e natës,
2020 do vdesë!
Nesër?
Nesër thonë do zbardhë, – ohh sa shpresë!
 
 
 
Pa titull!
 
Në cep të dhomës së errët një fotografi
Korniza e vjetër flet për kohë të largët
Hera herës vërtitet hidhur nëpër shtëpi
E herë të tjera endet, përmallshëm.
 
Nxitoj të shoh kur hyn një rreze dielli
A mer ndriçim, siç bënte më parë
A në qoshkën e errët të atij cepi
Ka zënë një lloj pluhuri që koha ka tharë?
 
Vërtitem si flakë qiriri duke pyetur veten
Me sytë e trishtë në dysheme
Nata një brengë fytyrë zbehtë
Dita më pyet, – çfarë bën atje?!
 
Në cepin e dhomës një fotografi,
… hesht!
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s