Poezi nga Sibora Huda

 
Poezi nga Sibora Huda
 
 
***
 
Nënë,
emër i veçantë,
ta duash një njeri kaq shumë,
rrallë,
të të dojë dikush kaq pastër,
nuk gjen sikur botës ti biesh anembanë.
 
 
 
Një buzëqeshje
 
Një buzëqeshje nuk mund të të ndreqë ditën,
më kanë thënë gjithmonë,
por sot,
vërtetë u ndjeva më e lumtur seç e kam
zakon.
 
Një buzëqeshje e përsëritur në fytyrën e saj,
një çehre e qeshur,
një faleminderit që i buron nga thellësia e shpirtit,
një fjalë që ma bëri të ecë ditën.
 
Një tjetër buzëqeshje ajo e nënës
kur tër dashuri të sheh thellë në sy,
kur me qerpikët pupulitur,
duket sikur të dërgon një botë me përqafim.
 
 
 
Lot mbi shi
 
Eci në shi
E teksa ai lag flokët e mi
Rrëshqet nëpër faqe
Eh bëhet loti im.
 
Ngrohtë kam në këtë rrugë
Dhe pse shiu më lag
E më rrjedh në trup
Ashtu i qetë e dalëngadalë.
 
Rrugët heshtin
Para këtij mbreti
Lot mbi lot
Dhimbja e shpirtit tim
Lot mbi lot
Ky shi zi.
 
 
 
Natë
 
Natë që ska mbarim !
Rrugëve dëgjoj qetësinë e vesën që tundet dehur nëpër erë.
Hëna mbyllur i ka qepallat, e retë po i tregojnë përralla ta vejnë në një gjumë të mbytur.
Pemët tunden të dehura nga gotat mbushur plot, kthyer si me inat.
Kërkoj me sy diç të veçantë, po çtë shoh tjetër, një molë duke pushuar në petale të një lule.
Një neon po zbardh një skulpturë, gdhendur nga koha, por nuk qenka në gurë.
Një fytyrë na qenka, ashtu e gjelbër, gdhendur rastësisht, rastësisht duke bërtitur, veç askush nuk di, nga malli a nga dhimbja.
O zot paska dhe disa shkallë, hë, zor se duken në atë dritë improvizore.
Vazhdojnë e vazhdojnë, duken si pa kufi, por as vetë nuk e di se si.
Ja dola shkallëve të pafundme, besomëni se ja hodha.
Kthyer në siluetë nëpër koridore e një muzikë më vret veshin, mundohem ta imitoj,
Eh, e vështirë,
Është art ,
Pak çuditshëm në atë habitat.
Uniformat e bardha rrinë në këmbë, ashtu të palodhur, të shqetësuar për jetët që kanê në duar.
Dëgjohen britma,
Ah zot sikur mos ta dija, dhimbjet kishin pushtuar vendin e barrela të shumta që nëpër pllaka rreshqisnin.
Ajo muzikë,
Vazhdonte,
Nuk e njihte dhimbjen.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s