Poezi nga Ollga Selmani

 
Poezi nga Ollga Selmani
 
 
Jo si je
 
Çdo ditë pikturoj agimin,
dritën e sapoardhur në mëngjes,
gëzimin që të jep ardhja e dritës.
kur shpërndan terrin rreth e rreth.
 
Pikturoj të gjithë ditën,
nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Te pikturoj edhe ty,
jo si je, po si të kam në mëndje.
 
 
 
***
 
Për ty nuk mundem më të mendoj.
është hera e fundit që shkruaj.
Sa pluhur harrese ka rënë qysh atëherë,
sa ëndrra, sa shpresa janë shuar.
 
Në rrugën e saj koha më merr,
në udhën pa fund të ikjes.
Më kot e kthej kokën se mund të të shoh,
…më kot e kam sot këtë mërzitje.
 
 
 
Ky perëndim
 
Si diegiet tona, ky perëndim dielli .
I pazëshëm, mbi valë digjet aty .
Eshtë gjithëçka, që ka vlerë reale .
Të tjerat, janë hapa, për të ardhur te ti .
 
Mbi det, u shua dita fare
e bëri tutje, për andej .
Valët numërojnë rrahjet,
si aritmi zemëre, mbi det .
 
Matanë perëndimit, mbetën sytë,
në pritje të përsëritura valësh .
Mbi det përhapet errësirë
e ndihet, zhurmë dallgësh .
 
 
 
Fragmente
 
E keqja më e madhe, mbetet më pas,
kur mendojmë më shumë, pas takimit të një ylli .
Na duket, sikur do ta shohim prapë
dhe thurim ëndërra, përtej zhgënjimit .
 
Kjo, s’ka lidhje , me erën që fryn,
që na ndiek në çdo skaj .
S’ka lidhje, me ngrohtësinë e tokës,
që dielli i a sjell, nga zanafilla e saj .
 
Marrëzitë tona, nuk kanë emër .
Kufijtë e tyre, quhen mërzi.
Ne jemi fragmente, të shkruara vargjesh,
që mbarojnë, me retiçenca, në poezi .
 
 
 
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s