Poezi nga Hysen Grajçevci
AROMË POGRADECI
Aty ku vala prek bregun
dhe malli heshtjen zgjon!
Aty blerimi vesh kreshtën
fjala në trup bronzi frymon!
Atje pashë qiellin si ulet e puth tokën!
Nositin si flijohet mbi valë të liqerit zemërak…!
Atje, dëgjova Asim Qerim,
tek i thoshte shkjaut të zi
Se: Unë jam këtu, e jo Ti…!
…dhe zemra ime bëhet mal,
merr rrugë e nuk ndal,
kur fjala nga heshtja zgjohet e merr zjarr…!
Poezi finaliste në konkursin poetik “Alternativa 2020”