Kalendari poetik: Yukio Mishima (1925-1970) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Yukio Mishima
 
Kalendari poetik: Yukio Mishima (1925-1970)
 
Sot, më 14 janar, është data e lindjes së Yukio Mishima, emri i artit për Kimitake Hiraoka, shkrimtar japonez, dramaturg, eseist, poet dhe artist në artet marciale. Nga të paktët shkrimtarë japonezë që u bë i njohur me sukses edhe jashtë Japonisë. Me nxitjen e të atit vazhdoi studimet për drejtësi dhe menjëherë më pas fitoi konkursin për një post të rëndësishëm në Ministrinë e Financave: ditën nëpunës dhe natën shkrimtar, nuk flinte as dy orë në ditë. Në vitin 1967 themeloi Tate no Kai, një lloj ushtrie private.
Më 25 nëntor 1970 në krye të një grupi prej katër vetësh nga grupi Tate no Kai, pushtoi zyrën e gjeneralit Mashita në Ministrinë e mbrojtjes dhe pasi mbajti një fjalim nga ballkoni para mijra vetëve të regjimentit të këmbsorisë, gazetarëve dhe TV, kreu vetvrasjen rituale seppuku, të samurajve japonezë.
Ja një poezi me rastin e 95 vjetorit të lindjes së poetit samuraj japonez:
 
 
YJET
 
Kur njerëzit të hedhin sytë lart nga yjet,
në zemër të tyre plot kundërmime do të fryjë
flladi i natës.
 
Mbi pyll, mbi liqen, mbi qytet,
paqësisht do të pluskojnë retë.
 
Atbotë yjet, të shumtë, do të fillojnë
si vesë të bien, gjithçka do të mbulojnë.
Siç është dhe në shkrimet e padukshme hyjnore,
një nga një do të bien konstelacionet
me të rrallë hijeshi.
 
Dhe që atë çast, në shpirtin tonë
yje do të banojnë, dhe ndoshta, do të kthehen
edhe një herë ato ditë
kur njerëzit të mrekullueshëm qenë, si Perënditë.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s