Leòn Peredo
Kalendari poetik: Leòn Peredo 16 janar 1978
Poet dhe shkrimtar argjentinas, veprimtarinë letrare e filloi në vitin 2002 në revistën letrare Forhtedon. Shumë poezi prej tij janë botuar në antologji të ndryshme në Spanjë dhe Meksikë. Ja një poezi prej tij që më pëlqen më tepër:
FACEBOOK
Shekuj më parë të pata humbur
dhe ja, të gjeta në Facebook,
në foton e profilit gjason me Xhokondën
se ç’vështron anash dhe diçka
mban në dorë, e bukur je,
qënke martuar, paske bërë fëmijë,
ke vizituar Kordovën e vende të tjera
ke huq të flesh deri vonë
ke 2 457 miq
flokët i ke më të gjatë,
ke një tatuazh si indiane,
plot gjëra ke, që më parë s’i kishe!
Kurrgjë s’kishim ato kohë,
shumë të rinj qemë
dhe kujtonim se bota qe një e tërë.
Kam edhe unë jetën time
dhe çdo ditë buzëqesh,
merrem me yoga, kam vënë pak bark
nga salsiçet dhe birra
dhe herë pas here, s’di se si,
futem në Facebook
dhe të hedh një sy.
© shqipëroi Maksim Rakipaj