Ernesto Cardenal
Kalendari poetik: Ernesto Cardenal (1925-2020)
Më 20 janar 1925 u lind Ernesto Cardenal, poet dhe prift nga Nikaragua. Kandidat për çmimin Nobel në vitin 2005. vdiq më 1 mars 2020.
SI KANAÇE TË ZBRAZURA BIRRE
Si kanaçe të zbrazura birre, si bishta cigaresh
të fikura, ditët e mia patën qënë,
si pamjet që kalojnë dhe zhduken
mbi një ekran televizori, kështu qe jeta ime.
Si këto vetura që kalojnë me shpejtësi rrugëve
me të qeshura vajzash mbushur dhe muzikë radiosh…
Dhe bukuria shpejt kalon, si modelet e makinave
dhe këngët e radiove që kanë dalë nga moda.
Asgjë s’ka mbetur prej atyre ditëve, asgjë,
vetëm kanaçe të zbrazura dhe bishta të fikur cigaresh,
ca të qeshura mbi ca foto të zverdhura, bileta të grisura
dhe fshesa që fshin barin çdo mëngjez.
© shqipëroi Maksim Rakipaj