Poezi nga Bilall M. Maliqi

 
Poezi nga Bilall M. Maliqi
 
 
NË TË NJËJTIN VEND
 
Çdo vit në të njëjtin vend
Nëndheshëm dëgjohen ofshama
 
Shpirtrat i vranë dy herë
E i bartën korsisë së fshehtë
 
Atje ku engjëjt
Që moti kishin marrë arratinë
 
Dhe s’ka (më) kthim
Në cakun ku kuqëlohen me lule
 
Aty ku çdo ditë përkulen hijet
Me njëmijë lutje të lagura…
 
 
 
E NESËRMJA DITË
 
Ndryshe si në ëndërr
Do të jetë e nesërmja ditë
 
Nuk do t’i ngjasoj sotit
As stinëve të kaluara të motit
 
Do të shkulen ato ngrehina të zeza
Gjerësisë së pamatur të tokës
 
Mes lulesh do të mbijnë shpresa
Hapësirës së mbuluar me gjelbërim
 
S’ do të ketë mallëngjim të mbyllur
Veç shtegtim caqeve të zëna
 
Krejt ndryshe do të duket ajo ditë
Në pasqyrën e fshirë të fatit…
 
 
 
(SH)PALIME FJALËSH
 
(Sh)palime fjalësh në lëpizë të moteve
Fjalë që shumë herë u shkundën
Në prehrin e kohës seç u lëkundën
 
Nuk zunë vend kthinave të mykura
As para hijeve që duartrokasin
Si të çmendur para hijeve bërtasin
 
Nëpër vende ku shpalosen fjalimet
Sa herë ato shkrepen si vetëtimë
Pastaj të gjitha shkrihen në oshtimë.
 
 
 
FATI I ZI
 
Sikur fati i zi të shkarravitet
Fushave të përhirta të kohës
 
Të ngjitet në të madhen lartësi
E t’përplaset në tokën e përbaltur
 
Asnjëherë nuk do të zbardhet
I zi do të ngelet porsi nata futë
 
Me lumin e lotëve nuk lahet
Veç me të zeza në peshore matet
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s