Mbrëmja e Ditëlindjes / Tregim nga Rudina Muharremi Beja

 
Tregim nga Rudina Muharremi Beja
 
 
Mbrëmja e Ditëlindjes
 
Prilli kishte ardhur përsëri, teksa drita e diellit kishte shtrirë krahët e gjatë në dhomën me taparelat e rralluara ku ëndrrat qëndroni ende varur pezull.
Atë ditë ishte dhe ditëlindja e saj, të cilën nuk e shikonte si një akuartitet feste, por diçka që numëronte ditët dhe vitet e shkuara. Një panoramë fare e thjeshtë, ngjyra që bulëzonin dhe hapa të hedhur si një hije, kaluar lehtë rrathëve të syrit, në gjëra që ajo nuk mund ti imagjinonte…
Ishte vetëm në shtëpi.
Mbylli sytë të fshihte një mendim apo ndjesitë e vogla, kur ndjeu qenin t’i shkojë pranë e përkëdhelej. Kaq mjaftoi dhe ai u dihat në dysheme. Ishte përtac, u ngrit, u vërdallis për ndonjë biskotë për pak minuta dhe u shtriq sa gjatë gjerë sërish. Priste që ajo të shkonte në guzhinë për të bërë kafen dhe ai mund të përfitonte e të merrte biskotën e tij të pereferuar. Ndoshta atëherë do të kishte ndonjë shans më tepër…
Asnjë shenjë s’ pa rreth e qark dhe ndjeu një zbrazëti, duke menduar se të gjithë e kishin harruar dhe për një moment vetja ju duk si një gjallesë imcake e pambrojtur
E mirë, s’ ka gjë! – tha me vete dhe u tendos duke zgjatur vështrimin kreshtës së malit që ende zbardhte kryet…
Ishte akoma ftohtë e pranvera hidhte hapat ngadalë duke dhuruar ajër të pastër e një spektakël ngjyrash të magjishëm ndërsa oxhakët tek tuk ende villnin tym
Atij muzgu të argjendtë ndjeu gjendje që ndërthureshin në mënyrë kaotike dhe i’ u duk sikur gjithë jeta i kaloi para syve e mbi fytyrë i zbriti një trishtim i beftë
U nis për punë. Rrezja depërtonte lëkurën delikate pasi atë ditë vendosi të shkojë në këmbë .
Deshi të përhumbej nëpër atë qiell, ku një fllad i lehtë shtynte retë me ngut dhe tek hapëronte bri atyre ndërtesave , ndjeu një drithërimë ta pushtonte, kur mendoi se ishte e shtunë e do të lodhej më shumë se ditët e tjera.
S’pati më kohë të mendonte për vitet që ballin ia kishin shkelur me trazime të pafundme, pasi filloi të rreshtonte në mendje ç’i mungonte për përmbushjen e menysë së fundjavës.
Që në hyrje kuptoi me një nuhatje të hollë nervozizmin në ajër shoqëruar më pas me zëra shurdhues nga kahë të pakuptueshme, që mbrrinin bashkë me kërkesat dhe ankesat, e ajo me një durim paqeruajtës përpiqej të mos ndikohej nga moria e fjalëve por të jepte rrugëzgjidhje të rezultatshme.
Dita qe e gjatë dhe e lodhshme, aq sa s’kishte patur kohë të merrte frymë madje kishte patur dhe ndonjë mosmarrëveshje të vogël që si gjithmonë ia helmonte shpirtin…
U përgjigjigjej me durim e mirësjellje…, dhunti që në familje s’e kishte kaq të lehtë ta manifestonte…
Fshehu trishtimin siç bënte përherë e u kthye në shtëpi e dërrmuar, si ta kishte shtypur një tren.
Ishte vonë dhe të gjithë flinin tashmë.
Pica që do të hante ishte ftohur sakaq.
Iu afrua guzhinës për ta ngrohur pak, por një tufë me lule, një dhuratë e vogël dhe një zarf kishin pushtuar syprinën e tryezës…!
Mbërtheu menjëherë zarfin që i tërhoqi vëmendjen pasi ishte firmosur me një zemër të kuqe dhe nxorri prej tij një dyfletëshe të tejmbushur me një tekst të dendur
Aparenca e fytyrës kishte vizatuar një lloj habie e me brrylat mbi tavolinë perceptoi ndjesinë e zbrazëtisë që e braktiste ngadalë.
Nuhati erën e picës që digjej e largoi nga zjarri dhe i’ u kthye letrës që ngjante si një margaritar në mes të shkretëtirës e që fjalë pas fjale mbushte thellësitë e shpirtit.
E bija kishte sjellë lule ngjyrë vjollce, të verdha dhe të kaltëra e kishte shkrua se i kishte mbledhur enkas për gruan më të fortë që kishte njohur, më të bukurën në botë e se do të jepte gjithçka që ta shihte pak më të lumtur e të buzëqeshur dhe jo gjithnjë të lodhur e të mërzitur
Në atë letër nënvizoheshin me detaje të hollësishme të gjitha sakrificat (ato sakrifica që ajo kishte menduar se askush s’i vë re) të shoqëruara me një gjuhë të magjishme e falenderime të herëpasherëshme duke i prekur çdo tel të shpirtit
Lotët i kapluan sytë e rrodhën mbi faqet e zbehta prej një mallëngjimi të madh.
-Si s’e paskam ditur që ime bijë qenka në gjendje të flasë kaq bukur – dhe u prek dhe më shumë nga gjesti i saj.
S’ kishte patur kohë të shkëmbente me të kësisoj fjalësh, e as ta kapërcente kufirin e ndrojtjes pasi gjithnjë kishte rendur pas centrifugës së çuditshme të jetës që të rrëmben shpirtin e të shtrydh pëditësisë pa mëshirë
Heshtazi shkoi pranë shtratit të saj dhe u lut që ta falte për kohën e pakët të përkushtimit.
Ajo me sy të përgjumur i kishte thënë;
-Gëzuar Ditëlindjen, je nëna më e mirë në botë! – për të humbur më pas në ëndrrat e saj të bukura përsëri.
Rrokullisi një tjetër lot, duke menduar se po investonte kohën e saj më të bukur me njerëz që do ta zëvendësonin sa hap e mbyll sytë .
Ndjeu qenin ti fërkohej sërish nëpër këmbë, përgjumësh dhe ai.
U nis drejt daljes, ku pa të shoqin që tinëz kishte ndjekur gjithë skenën dhe me një buzëqeshje tipike vizatuar në fytyrë ju afrua më pranë.
I hodhi dorën në sup dhe i foli butë;
U lodhe dashuri? Eja të festojmë ditën, kur rrezja e diellit pa fytyrën e shoqes time më të mirë!
 
19/01/2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s