Kalendari poetik: Piedad Bonnett 26 janar 1951 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Piedad Bonett
 
Kalendari poetik: Piedad Bonnett 26 janar 1951
 
Poete, dramaturge dhe shkrimtare nga Kolombia, sot më 26 janar, mbush 70 vjeç. Studioi për letërsi dhe filozofi në Universidad de los Andes University of Los Andes (Kolombi) ku punoi edhe si pedagoge qysh nga viti 1981. Ka botuar tetë libra me poezi, që janë përkthyer në disa gjuhë, katër romane dhe pesë pjesë për teatër. Ja përzgjedhja ime nga poezitë që kam prej saj bashkë me urimin ¡Feliz cumpleaños!
 
 
AS…AS…AS…
 
As ëndrrat, ku fytyra jote trajtat e lumturisë merr,
as dielli, që aq shumë mbi trupin tim lakuriq e dua,
as këngë e bukur e rapsodit të dashuruar,
as vargu i Dario-s, as vargu i Quevedo-s,
as kjo hënë që shndrit si poç,
as emri yt, kur të tjerë e shqiptojnë,
as jehonë e hapave të mi në katedralen e zbrazët,
as ky bisk trëndafili që gishtat m’i përgjak tek e mbjell,
as netët pa gjumë,
as i ëmbli portreti yt gënjeshtar,
as koha, kjo mashtruese me një mijë fytyra,
s’ma lehtësojnë dot dhëmbjen që s’të shoh.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s