Poezi nga Sahit F. Osmani

 
Poezi nga Sahit F. Osmani
 
 
MJESHTËR I FJALËS!
 
Mjeshtër i fjalës me muzën madhështore
Që me frymën e shpirtit di t’krijosh vargje
Dhe i hedh në letër metaforat bukuroshe
Më mëso dhe mua në skalitjen e figurave
 
Dua që ta peshoj me zemër fuqinë krijuese
Që ndër beteja mund ta magjeps dashurinë
Me urtësitë e shekujve do ta luftoj të keqen
Të atyre që me këmbë e shkelin mrekullinë.
 
Ti vjen që nga lashtësia gjer në kohën e re
Me skena t’llahtarshme udhëve të historisë
Nëpër mite e legjenda shndërruar shekujve
Me frymën e shpirtit i ke kënduar trimërisë.
 
Shembëll i frymëzimit i përjetëson vargjet
Dhe bën dritë mrekullie në sytë e njerëzve
E përmbyt ç’njerëzorën t’i hap udhën jetës
Mjeshër i fjalës me muzën madhështore!
 
 
 
DO T’I NGJITEM NJË FIJE SHPRESEJE
 
Të kam kërkuar me këmbëngulje
Dallgëve të panjohura të jetës,
                                          deri në pafundësi
Nëse verbëria do ta pengonte diellin,
Ti do të ishe diellore rrethuar me dashuri.
 
Me fuqinë e ndjenjës kap valët e zemrës
Që më tërheqin drejt teje…
Por, dritë e syve tani më është rralluar
Rrugëdalje nuk shoh as shpëtim s’gjej.
 
Si valë e dallgëzuar shpirti më noton
Ylberi i mëndjes më është thërmuar.
E ardhmja nga trishtimi është venitur,
Parandjenjë e ndarë nga shkëlqimi yt,
                             në lotë trishtimi digjet
 
Do t’i ngjtem një fije drite nga shpresa
Një fije, që më mban të ndezur premtimin
Aq sa, më mban largë harrimi dhe kujtesa
Do t’këndoj me tingujt e zemrës së shpirtit!
 
 
 
ËSHTË KOHA
 
Është koha ta kemi vetëm fytyrën e paqes,
paqes, që shkëlqen me dritën e lirisë.
Është koha ta përdorim fisnikërinë e mendjes,
bashkë me bujarinë dhe mirësinë e zemrës.
 
Është koha të dhurojmë dashuri për dashuri,
Urrejtjet t’i hedhim në shkretirën e etjes,
T’i pijë fantazmat që njeriut i shkurtojnë jetën.
 
Le të shfryjnë retë e errëta,
kokërr e rrufesë, le të godasë.
Një pikë e lotit të gjakut, si një pikë qumësht i gjirit të nënës, mëkon e shëron plagët…
 
Bashkon gjymtyrët e ndarjes, bën mrekullira,
Ngriten bashikërisht të çliruara nga vetvetja.
Tregojnë madhështinë e forcës dhe t’paqes,
Me ligjet e lirisë, t’i fitojnë betejat e humbura.
Është koha
Bashkë të jemi, të papërçarë me njëri- tjetrin!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s