Drita dhe hijet e botës poetike të Dashamir Malos – Nga: PhD Dr. Tamara Redkina (Rusi) / Përktheu nga gjuha ruse: PhD Dr. Serge Axenov (Rusi)

 
Drita dhe hijet e botës poetike të Dashamir Malos
 
“… Si do të dukej toka vallë, nëse
do të zhdukeshin hijet prej saj?
 
M.Bulgakov. Mjeshtri dhe Margarita.”
 
Libër i ri me poezi i Dashamir Malos Dritëhije i botuar në vitin 2019, nga enti botues Neraida, është libri i gjashtë në jetën krijuese e poetit. Si në librat e mëparshëm – Midis vëtmisë dhe heshtjes (1994), Precedent (2001), Fshehja e lotit (2007), Ndoshta (2012), Vagëllimthi (2014), edhe këtu vëmendja e poetit u është drejtuar gjithë nuancëve të jetës së shpirtit njerëzor, e cila formon thelbin e lirikës që është lloji më i moçëm dhe më subjektiv e letërsisë.
Dritëhije përmban katër cikle poezish (Lulet e braktisjes, Mallëngjim i kalter, Stinet e shpirtit, Pranverën e thërras me emrin tënd “A”), që janë shkruar në vite të ndryshme. Nga më të hershmet janë poezitë Do të ndiqje rrugën që bëri kuzhinieri (1989), Hënore (1991), Unë e di sekretin e magjisë së saj (1992), Rrëzëllime (1993), dhe përmes ato që shkruheshin më vonë: Vijnë dhe ikin vjeshtat (2017), Për një tjetër perëndim (2019). Një paraqitje e tillë e poezive na jep mundësinë t’a konsiderojmë krijimtarinë e poetit në zhvillim. Temat që mallëngjejnë poetin janë natyra dhe atdheu, tema krijimtarie, tema e fëmijërisë, tema dashurisë, tema e fatit njerëzor edhe tema të kohës që rrjedh shumë shpejt.
Heroi lirik i poezisë së Malos është i përmbajtur dhe lakonik: ai nuk ankohet për jetën, por edhe nuk kërkon t’a zbukurojë me lavdërime atë. Gjykimi i tij për botën është balancuar me përvojë jetësore, por edhe e përmban mprehtësinë dhe interesin për gjithë anët e jetës. Figurat e krijuara nga poeti janë të ndritshme dhe të natyrshme (jo më kot metodën e dritëhijes në pikturë e përdorin për të krijuar figura të vëllimshme dhe jo të rrafshta). Figurat poetike që takohen shpesh në librin Dritëhije janë figurat e pemës (Lisi i vendlindjes, Dushkaja në prag pranvere, Kumbull vetmitare në mes…, Dy shelgje etj.), të detit (në ciklin Mallëngjim i kalter: Far, Gri, Deti dhe pisha etj.), të zogut (Vetëm zogjtë krenarë, Vdekja e pulëbardhës, Pulëbardhat dhe unë ett.). Ato janë figura simbolike, sepse forcat e natyrës duken të jenë aq të afërta heroit lirik sa vetë poezia: Jam mik i detit, pulëbardhat më ftojnë në një festë të kalter. Pesëvargësh filozofik Në fillim ishte deti… n’a dërgon tek citati për fillimin e të qenit (Në fillim ishte fjala…), por për poetin baza e gjithë egzistencës është edhe natyra: Në fillim ishte deti, pastaj lulja…, – një harmoni që prishet nga njeriu: … më pastaj erdhi njeriu dhe ngriti një mur mes tyre.
Megjithatë, lidhjen e ngushtë mes njeriut dhe natyrës në poezinë e Malos e gjen jo vetëm nëpërmjet shpjegimit filozofik, por edhe mishërimin artistik në anë të metaforëve: … mbrëmja vinte si nië grua plakë me të zeza (Dhjetori në përsëritje), … dita si një nënë e merakosur mbështolli qafën e malit me një shall reje të bardhë (Dimri nuk ka ikur ende), dritare e kaltër ia la hapur shtatorit (Iku gushti me anijen e mesditës), shkon një ditë si një vajzë e druajtur (Shkon një ditë).
Në vjershat e Malos, ku pasqyrohen ngjarjet e jetës njerëzore, metafora është lidhur me hollësitë artistike. Në vjershën Një shtator ku flihet për kujtimet e fëmijërisë – Prej dritares se kujtesës zgjat kokën miturake fëminia ime – hollësitë të tilla janë libra, fletore, lapsa – atribute shkolle, edhe në vjershën E diel që tregon për takim me një plak që ka varrosur gruan e tij pak kohë më parë, hollësite artistike janë bastuni e pikëllimit, 400 grammë kafe të zezë të bluar, shiriti i zi në krahun e majtë.
Shumica e poezive të poetit Dashamir Malo janë shkruar me vers libre që është i lirë nga ndërtimi rimometrik të prerë, por poeti edhe kthehet mundësive ekspresive të rimës për të përshkruar thelbin e figurës me ndihmën e formës. Kështu, në vjershën Anemona* – lulja e parë e pranverës që jeton vetëm tri ditë – rima e thekson motivin e bukurisë perënduese.
 
“Zot!
Ti e solle këtë lule mes nesh,
se ç’është bukuria të na rrëfejë?
Anemonë,
ti linde vërtet në pranverë,
apo pranvera lindi prej teje?!.”
 
Në vjershën Margaritës anafora flas që fillon çdo nga trembëdhjetë fjalitë e tekstit poetik, e organizon dhe formon me rimë. Megjithatë, në nivelin e përmbajtjes, kjo anaforë e vë në dukje atë që pjell frymëzim në shpirtin e poetit në saje të cilës lindet vetë vjersha: ajo margaritë, ajo vajza e vogël, bardhësi e saj, një Margaritë:
 
“Flas për atë margaritën që çel çdo pranverë.
Flas për atë margaritën që rritet e lirë.
Flas për atë margaritën
që pashë për herë të parë në foshnjërinë time,
në një moshë
që nuk mban ende mend as ditën, as vendin.
Flas për atë margaritën
që vizatova për herë të parë në fletoren e vizatimit.
Flas për atë margaritën që stërpik në të bardhë
bregoret e shpirit tim.
Flas për atë vajzën e vogël
të shoqërisë së hershme njerëzore,
e cila mori për herë të parë emrin Margarita.
Flas për atë margaritën
që e vendosa të parën në kurorën që thura,
për shoqen time të fëminisë.
Flas për atë margaritën në dorën e vajzës adoleshente
tëk bën lojën me petalet,
“më do”, “s’më do”.
Flas për atë margaritën mungestare
të rinisë sime.
Flas për bardhësinë e saj të pafajshme,
për harmoninë e saj.
Flas për atë margaritën që njoha një ditë gushti.
Flas për një Margaritë që jeton diku,
por që s’do kem mundësi ta takoj kurrë.
Flas me ty
dhe për ty, Margaritë.”
 
D. Malo e zotëron edhe teknikën klasike të vargëzim metrik, e cila shfaqet, për shembull, në poezinë Gri – një pejzazh detar me tre dyvargëshe të shkruara me troke pesëmetrike:
 
“Deti gri si qielli, qielli gri si det,
ndërkallur mes tyre, çdo ngjurë u tret!
Magjia e vjeshtës si duket u sos,
një re gri mërzie përhapet kahmos.
Në mori dilemash pezull pj qëndroj.
Ç’udhe të marr vallë, në ç’drejtim të shkoj?!.”
 
Në vjershën filozofike Motivi i rrahur, ritëm dhe prozodi duken jo vetëm si mjete formale për të ndërtuar veprën poetike, por edhe si elementi i përmbajtjes, sepse e krijojnë melodinë – motivin e rrahur. Heroi lirik sikur ndodhet në mes të rrotullames së pyetjeve të jetës që rrotullojnë si një motiv që përsëritet pa mbarim me epiforë në fundin e çdo strofës: …e të tjera, e të tjera:
 
“Po del qershori si pa kuptuar,
nuk di ç’sjell fati, nuk di ç’sjell era,
nuk dihet ç’sjell momenti, ora,
e të tjera, e të tjera.
Dhe ti përpiqesh që të ruash
atë çka mbeti nga pranvera,
ca lule shprese, disa motive,
e të tjera, e të tjera.
Dhe endesh për burime drite,
se ndodh rëndom e i than vera,
por pluskon tek i njëtiqerthull,
e të tjera, e të tjera.
Dhe pa deshire, dhe pa kujtuar,
gjendeshnë të tjera dhera,
mbetur udhëkryqe dilemash,
e të tjera, e të tjera.”
 
Në vëllimin e ri të Malos pyetjet për njerin, për jetën dhe fatin e tij paraqiten si përjetim i thellë personal dhe kjo e bën poezinë e tij më të afërt, më të kuptueshme. Libri Dritëhije, ashtu si gjithë poezia tjetër e Malos, n’a ndihmojnë të ndjejmë dhe kuptojmë se jeta nuk është vetëm “teatër hijesh”, sepse hija s’ndahet nga drita.
 
Përktheu nga gjuha ruse: PhD Dr. Serge Axenov (Rusi)
 
 
 
Tamara Redkina (Rusi)
 
Tamara Redkina ka lindur më 18.06.1060 në Shën Pëtërburg, Rusi. E gjithë historia e kualifikimeve të saj akademike mësimore është e lidhur me Universitetin Shtetëror të Shën Peterburgut, në të cilin u diplomova në vitin 1984. Në studimet për master ka mbrojtur temën “Derivatet aktive në rusishten moderne” nën mbikëqyrjen e profesorit Kirill Gorbachevich, Instituti e Gjuhësisë së Akademisë së Shkencave Ruse.
Pas diplomimit filloi punë në një pozicion si pasuniversitare në të njëjtin universitet në Departamentin e gjuhës Ruse për tre vjet. Në vitin 1989 filloi punë si pedagoge në Fakultetin e Gjuhës Ruse për studentë të huaj, Departamenti për studentë-filologë dhe dha mësim gramatikën ruse për studentë universitare dhe pasuniversitare.
Në vitin 1996 u emërua pedagoge në Fakultetin e Gazetarisë, Departamenti i teorisë së të folurit të mediave masive. Në vitin 2004 mbrojti disertacionin me titull “Univerbs të rinj si një lloj emërimi në tekstet moderne të mediave masive ruse” dhe mori titullin e doktoratës dhe pozitën e dokentetit.
Në vitin 2007 iu dha titulli akademik të Docentit. Aktualisht jep mësim dhe udhëheq seminare mbi gramatikën dhe stilistikën ruse dhe mbikëqyrë tezat e MA. Është e angazhuar në kërkime të sintaksës ruse, leksikologjisë dhe semantikës. Interes i veçantë – hulumtim i udhëtimit. Është një nga autorët e programit “Rusishtja si gjuhë shtetërore” (2011, pjesë “Gjuha e mediave masive”). Zotëron gjuhët rusisht, anglisht, italish.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s