Nga libri “Detaje jete” të autorit Vladimir Muça
Kapitulli :”Mbi universin dashurorë”
***
Në se mbi kokën e një fëmije bie borë, nënës i ngrin zemra.
***
Dallimi midis parasë dhe dashurisë është: kur jep para ajo pakësohet ndërsa kur jep dashuri,ajo shtohet.
***
Dashuria e vërtetë është kur humb në sytë e të dashurës, e Ajo humbet në zemrën tënde.
***
Nuk mund të shuhet qiriri i një lidhjeje familjare,
Ai është flakë shpirti
Ne jemi flutura që sillemi rreth tijë.
***
Fati njeriut shkruhet në rërë.
Një valë dashurie mund të fshijë gjith hallet.
***
Do plakemi,do vëmë dhe syze për të parë,
Por për të lexuar zemrat nuk do kemi nevojë për syze.
***
Misteri i dashurisë është më i madh se misteri i vdekjes.
***
Në çiltërsinë e mendimit,
Tatuazh në zemër
Emëri yt më mbeti.
***
Shpesh herë trupin e kam në një birucë të errët,
Ndërsa mëndjen
Në oborrin e kujtimëve tona.
***
Dielli u bë qiri
Para zjarrit që ka pushtuar
Shpirtin tim.
***
Dashuria është si deti,
Ai që nuk din not
Mund të mbytet.
***
Xhelozija është pjesë e dashurisë.
Fillon nga pak dhe pastaj të pushton gjith trupin.
***
Dashuria e vërtetë nuk vjen rrëmbyeshëm,
por në të shumtit herë
ajo futet nga të çarat e dyerve.
***
Dashuria nuk është thashethem,
Ta besojsh apo jo,
Por e vërteta më e madhe e jetës.