Poezi nga Sabit Rrustemi

 
Poezi nga Sabit Rrustemi
 
 
SHPIRTËRIM FRYME
 
Je shpirtëruar në mua
nga ardhja e paralajmëruar
nga prekja e parë
 
Hapur m’u afrove sheshit
mesditën ma flakërove me sy
e një buzëgaz monalize
 
Nga ai çast e këndej
hyre e u rrënjose qenies sime
si Dita më e Virgjër
 
Njomësia ime përherë e dëshiruar
mëngjes jete m’u bëre
e mjalti i kësaj zemre
 
Nata nuk dëbohet pa Ty
dita s’gdhin
as Stina e Dashurisë
 
Imja frymë
nëpër çdo qelizë frymon
dejve që pulsojnë pa pra
 
Orë e çast lutem
kudoqofsha kudorafsha
pa Ty mos mbetsha
 
Në mua je
edhe kur mbyll sytë
kur bëj gjumin e dytë
 
Dhe zgjuar kur jam
botën time të munguar
përmes Teje kam
 
(29 kallnor 2021)
 
 
 
PLAGËVE QË S’I FSHEH BORA
 
Nata vjen
me dhimbjet që i la dita
plagëve që s’i fsheh bora
 
Zjarrmia përflak zemrën
acari ngrin gjuhën
atë gurë mulliri
që bluan të pathënat
 
Çakalla shurdhon ofshamat
tek zbrazen e s’mbyllen
me vajin e shtirur të thashnajave
 
E dashur
fshijmi djersët e ftohta të ballit
britmat që pëlcasin
damarëve që dridhen
 
Kohë ftohmash e virusësh
na kërcënon dhe në ëndrra
me gjëra të imta
të imta e të ulta
që s’i kap as mendja
 
Në këtë jetë të përkohshme
e virgjër është ende
vetëm dashuria
 
(27 Kallnor 2021)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s