Zyba Hysa: FRAGMENT NGA ROMANI HISTORIKE “GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBRU” (NË PROCES BOTIMI…)

 
Zyba Hysa
 
 
FRAGMENT NGA ROMANI HISTORIKE “GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBRU”  (NË PROCES BOTIMI…)
 
Deri tashmë, Skënderbeu kishte pasur të bënte vetëm me mësonjësit dhe klerikët që i jepnin mësime kalorsiake, filozofie, astronomie, letersie, muzikore, gjuhësore, të besimit dhe përsa i përket ushtrisë dhe organizimit të saj, dinte ç’kishte mësuar në shkollë, por sot po vepronte më shumë me intuitë, sesa me mësimet e marra, ai kishte një intuitë të zhvilluar aq shumë, saqë as vetë s’kishte forcë ta kundërshtonte.
Para se të nisej drejt Azisë së Vogël, doli para kalorësve dhe foli:
– Kalorës trima dhe bujarë! Sot nisemi për një Mision të Shenjtë, qetësimin e revoltës popullore në Azinë e Vogël dhe ju e dini, të qetësohet një plagë, duhet të mësojmë në radhë të parë se si është hapur ajo e më pas t’i gjejmë ilaçin, i cili mund të jetë thjesht një melhem i lehtë, por edhe një ndërhyrje e dhimbshme për të shkulur çibanin nga rrënjët… ndaj secili nga ju, është unë dhe unë jam secili nga ju, pra të gjithë do jemi misionarë të kësaj luftë dhe siç na mëson Shkrimi i Shenjtë, paqja dhe mirësia vjen me paqe e nëse kjo s’është e mundur, se njerës mizorë e pengojnë këtë, atëherë do na duhet të kthehemi në luftëtarë të zotë për të vendosur paqen e popullit.
– Rroftë Skënderbeu! Rroftë Skënderbeu! Rroftë Skënderbeu! – Shpërthyen njëherësh kalorësit trima.
– Siç e thashë, në këtë luftë jemi të gjithë të barabartë, ndaj dua që secili prej nesh të jetë në udhë të mbërë, se kështu do u dua më shumë dhe do më doni më fort, por nëse shikoj që ndonjëri shkon në udhë të shtrembur, s’ka gjë në botë t’u shpëtojë nga ndëshkimi. Ai që sjell shqetësime në popull, ai që vjedh e plaçkit, ai që gënjen e mashtron, sado trim e merita të ketë, do ta çaj më dyshë me shpatën time! – Përfundoi ai fjalën me kalorësit…
– Skënderbe… Skënderbe… skënderbe… – thërrisnin kalorësit pa ndërprerë.
– Përpara për të kryer misionin tonë të shenjtë! – Tha dhe kërceu mbi kalin e tij të bardhë i pasur nga kalorësit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s