Giuseppe Ungaretti
Kalendari poetik: Giuseppe Ungaretti (1888-1970)
Më 8 shkurt 1888 është data e lindjes së Xhuzepe Ungareti-t. U lind në Aleksandri (Egjipt), ku i ati punonte në hapjen e kanalit të Suezit. Familja e tij qe me prejardhje nga Luka (Lucca, Toscana). Ishte poet, shkrimtar, përkthyes e akademik italian dhe përfaqësues i rrymës së hermetizmit. Disa kohë punoi në një revistë bashkë poetin francez Zhak Prever. Në vitin 1954 qe fare pranë fitimit të çmimit Nobel. Kam shkruar edhe herë të tjera për Ungaretti-n, kam shqipëruar jo pak prej tij. Sot në 133 vjetorin e lindjes së poetit, përzgjodha këtë poezi:
ÇLODHJE
Kush më përcjell
fushave.
Dielli mbjellë
ndër diamante piklash uji
mbi barin që lëkundet:
Këndellem
nga mirësia
e gjithësisë së kthjellët.
Ënjten
malet
së piri hije ngjyrë vjollcë
dhe qiejve enden.
Veç ndonjëherë për pak gjë
magjepsja ndërpritet
e brenda vetes zhytem:
dhe në strofkën time
nxihem.
© shqipëroi Maksim Rakipaj